Monumenti i Bajram Currit
Appearance
Monumenti i Bajram Currit Heroit të Popullit shqiptar ndodhet në qytetin e Bajram Currit në Rrethin e Tropojës. U përuruar më 1982, vepër e skulptorit Fuat Dushku. Mbi bazamentin e lartë prej guri (3,35 m) figura në bronz (5,15 m) e Heroit të Popullit, udhëheqësit të vegjëlisë dhe demokratit revolucionar Bajram Curri është paraqitur që rri mirë mbi këmbët e hapura të ngulura në tokë dhe me njërën dorë lëviz pushkën, me pëllëmbën e dorës tjetër të drejtuar poshtë si nga maja e një mali në luginë, bën një gjest të pushtetshëm, ndërsa qëndrimi dhe fytyra shprehin vendosmëri trimërore për idealet e popullit e të atdheut. E trajtuar në një plastikë dinamike, statuja ka silueta në lëvizje dhe shprehje energjie