Morali popullor
Enciklopedia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë botim i vitit 1984, e përmban si term, "me moral popullor" aty përkufizohet tërësia e normave dhe e rregullave morale të përpunuara e të zhvilluara në shekuj, të cilat kanë gjetur pasqyrim në mendësinë popullore e në marrëdhëniet shoqërore të traditës. Virtyte të moralit popullor shqiptar, me veçanësi etnopsikologjike të përfshira në doke e zakone janë: mikpritja, lidhjet familjare, përkrahja e ndihma shoqërore në të keq e në nevojë, besa, krenaria, etj. Disa tipare të moralit popullor kanë zanafillë të lashtë, janë zhvilluar në kushte të caktuara historike, të lidhura për një periudhë të gjatë me marrëdhëniet patriarkale mesjetare të jetës familjare e krahinore, me të drejtën zakonore. Ishin shprehje e nevojës për të vënë rregull në marrëdhëniet shoqërore, por kanë padyshim edhe rol edukues.