Jump to content

Vdekshmëria

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Mortaliteti)

Vdekshmëria është termi i cili përdoret për të treguar numrin e personave të vdekur brenda një popullsie në një hapësirë të caktuar.

Shkalla e vdekshmërisë amënore paraqet numrin e nënave, vdekja e të cilave shkaktohet nga komplikacionet gjatë shtatzënisë dhe lindjesfëmijës. Kjo shkallë llogaritet si koeficienti i vdekjeve amënore, numri i vdekjeve të grave i shkaktuar nga shtatëzania për çdo 100.000 lindje të fëmijëve të lindur të gjallë. Shkalla e vdekshmërisë amënore është tregues i niveleve të shërbimeve shëndetësore (duke përfshirë ato të specializuara si obstetrika[1].) ndaj shtatëzëneve në hapësira të ndryshme. Zvogëlimi i kësaj shkalle është i mundëshem dhe në varësi me zhvillimin e përgjithëshem jo vetëm të infrastrukturës shëndetësore por edhe i komunikimit dhe sqarimi i nënave shtatëzëne për rreziqet si tymosja e duhanit, mbajtja e dietave etj., gjatë kohës së paralindjes.

Shkalla e vdekshmërisë foshnjore është numri i vdekjeve të fëmijëve nën moshën një vjeç, në një periudhë të caktuar kohore, për çdo 1000 lindje të gjalla të të njëjtës periudhë.

Krahasimi i shkallëve të vdeksmërisë foshnjore midis rajoneve ose brenda tyre janë shpesh tregues të fortë të pabarazive ekonomike, pabarazisë për sa i përket mundësisë së përfitimit nga kujdesi shëndetësor dhe shfaqjeve të ndryshme të pabarazisë gjinore.

Logaritja matematikore e koeficienteve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

ku êshtë koeficienti i vdekshmërisë amënore ; ku êshtë koeficienti i vdekshmërisë foshnjore.

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Informacione të mëtejshme për rrethin e Kukësit[lidhje e vdekur] - dok. në internet, prill 2007