Mossad
Mossad (hebr. המוסד למודיעין ולתפקידים מיוחדים. ha-Mosad lemodi´in u-le-tafkidim mejuhadim) apo Instituti për veprime të posaçme dhe zbuluese shkurt Instituti, është Agjencia e zbulimit Izraelit dhe është përgjegjëse për mbledhjen dhe shqyrtimin e informacioneve, kundërterroriste, dhe operacioneve sekrete përtej kufijve izraelite.
Roli dhe funksioni i Mosadit është i ngjashëm me atë të CIA-s amerikane, dhe Shërbimit Sekret të Zbulimit britanik (MI6), etj.
Mosadi është një nga agjencitë e zbulimit më të njohura, më të famshme e më efikase në botë.
Motoja e sherbimit eshte : „ku nuk ka planifikim,populli rrezohet,por shpetimi vjen kur ka shume keshillim"(Shpr. 11, 14).
Mosadi është një shërbim "qytetar" (civil) dhe nuk përdor grada ushtarake.
Rrezja e veprimit të Mosadit me kalimin e viteve është shtrirë në shumë fusha, më të spikaturat janë:
- Mbledhja e fshehtë e informacioneve përtej kufinjve izraeliane.
- Parandalimi i zhvillimit dhe zotërimit të armëve të shakatërrimit në masë nga vendet armike.
- Parandalimi i veprimeve terroriste kundër objekteve izraeliane jashtë shtetit.
- Zhvillimi dhe mbajtja e marrdhënieve të posaçme diplomatike dhe të fshehta.
- Sjellja e hebrejve në shtëpi nga vendet ku zyrtarisht nuk lejohet veprimi i agjencive Alija.
- Kryerja e operacioneve zbuluese, strategjike dhe politike.
- Planifikimi dhe kryerja e operacioneve të posaçme përtej kufinjve të Izraelit.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mosadi u formua më 13 dhjetor, 1949 nën emrin "Instituti Qendror për Bashkërendim", me porosi të Reuven Shiloah drejtuar kryeministrit të atëhershëm izraelit David Ben-Gurion.
[1]Organizimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas mendimi te shumë analistëve,organizata eshte nga më të mirat ne botë.Në sajë të mekanizmit të saj të vajosur dhe strukturave,Shërbimi sekret i Yllit të Davidit gjithmonë ka luajtur një rol të dorës së parë në sukseset që shteti hebraik ka arritur ndaj vendeve arabe,me të cilat është në gjendje të vazhdueshme lufte që nga viti i largët 1948.
Agaf Modin-Shërbimi sekret ushtarak, në vartësi të të cilit janë rreth 7000 mijë persona, koordinon të dhënat e grumbulluara nga Intelligence Elektronike (ELNIT) dhe Intelligence i Komunikimeve(COMNIT). Rëndësia e këtij seksioni pune është rritur qëkur Izraeli lëshoi satelitët e tij spiunë. Të dhënat e grumbulluara analizohen nga Sayet Makal, njësia e zgjedhur e antiterrorizmit. Ndryshe nga Agaf Modin, Shabak (ish Shin Bet) ka për detyrë të administrojë sigurinë e brendshme të shtetit dhe kundërspiunazhit. Ka rreth 1100 agjentë që vëzhgojnë edhe për sigurinë e kompanisë ajrore izraelite El Al. Ky sector ka qenë shumë efikas dhe aktiv në vendbanimet hebraike dhe në territoret e administruara nga palestinezët. Është I formuar nga tre departamente operative, të mbështetur nga pesë departamente të tjera.
- Departamenti per Problemete Arabe. Sigurisht edhe më i rëndësishmi. Merret me vëzhgimin dhe mban nën survejim të vazhdueshëm arabët e dyshuar për ekstremizëm, si ata të antarësuar në krahun e organizatës Hamas.
- Departamenti për Problemet jo Arabe. Seksion që për detyrë të pengojë depërtimin e shërbimeve sekrete të huaja në Izrael.
- Departamenti i Sigurimit. Merret me mbrojtjen e veprimtarive dhe firmave izraelite nga sulmet e terroristëve.
Nëse Shabak merret me sigurinë e brendshme, Mosadi-Mossad Merkazi Le Modin Uletafkidim, Instituti qendror për inteligjencën dhe Misionet Speciale vepron jashtë vendit. Vepron që nga 1 Prilli 1951 me deshirën e kryeministrit të kohës Ben Gurion. Instituti në të kaluarën ka patur edhe 2000 agjentë kurse sot nuk i kalon 1100 agjentë. Ai ndahet në departamente të ndryshme operative :
- Departamenti i grumbullimit. Më i madhi dhe përgjegjës për operacionet jashtë vendit. Ky ka reparte që mbulojnë zona të ndryshme nëpër botë. Secili prej tyre ka një oficer përgjegjës.
- Departamenti për Aksionet Politike. Është në kontakt me Shërbimet e kombeve të tjera.
- Departamenti LAP (Lohamah Psichologit). Merret veçanërisht me luftën psikologjike dhe propagandën.
- Divizioni për Operacionet Speciale. I njohur ndryshe edhe si Metsada. Tepër operativ, me pak fjalë krahu i armatosur i Mosadit, të cilit i janë besuar operacionet e sabotimit dhe ato të eliminimit. Brenda tij është formuar një bërthamë elitë, që perbehët nga vrasës profesionistë të quajtur ndryshe kidon (bajoneta).
- Departamenti i Kërkimit. Centralizon dhe analizon të gjitha materialet e grumbulluara nga Shërbimi dhe prodhon raporte javore ose mujore. Është i ndarë në 15 reparte, që secili studion një pjesë të caktuar të globit: SHBA-në, Kanadanë, Europën Perëndimore, Amerikën Latine, shtete që formonin ish Bashkimin Sovjetik, Kinën, Magrebin, Libinë, Irakun, Jordaninë, Sirinë, Arabinë Saudite, Emirate Arabe, Afrikën dhe Iranin. Këtyre seksioneve u shtohet dhe një “Bërthamor” që merret vetëm me problemet atomike.
Përbërja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Drejtorët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]