Jump to content

Motoçikleta e Skënderbeut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Motoçikleta e Skënderbeut roman, Autori: Karmine Abate. Botuesi: Toena. Faqet e librit 224.

Xhovani aleksi është në ikje: nga familja e tij, nga vendi i tij ku ka lindur dhe është rritur, nga gjuha së cilës i përket - arbërishtes së shqiptarëve të Kalabrisë, nga vetvetja dhe fantazmat e së shkuarës.

Tanimë në Gjermani, ku së fundmi është bashkuar me Klaudian, gruan të cilën e ka dashuruar që fëmijë, kthehet me kujtesën e tij për të sjellë ndër mend historinë e tij dhe të babait të tij, Skënderbeut, një aventurier tërheqës dhe me huqe, i hipur gjithmonë në shalë të së pashkatërrueshmes motoçikletë Guzzi Dondolio, dhe më pas udhëheqës i kryengritjes fshatare në Italinë e pasluftës.

Historia e Skënderbeut dhe e dashurisë së tij të pavdekshme për Lidian, të papriturat që u ndodhin Xhovanie e Klaudias dhe dashuria e tyre romantike dhe e dëshpëruar, ndërthuren me fugurën e mistershme të Stefano Santorit, djaloshit me sy prej magneti, me aftësi parashikuese dhe me sagën e Skënderbeut të Motit të Madh, që udhëhoqi liftën e shqiptarëve kundër turqve dhe duket sikur rijeton në figurën e babait të Xhovanit.

Motoçikleta e Skënderbeut, mjeshtërisht midis rrëfimit, kujtesës dhe regjimit gjuhësor, është një roman i jashtëzakonshëm dhe i mahnitshëm për identitetin dje kërkimin e vetvetes, vepër e pjekurisë e një prej shkrimtarëve italian më origjinalë dhe të veçuar të dhjetëvjeçarit të fundit.