Motori Stirling
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Motori me gaz të nxehtë (në tekste edhe Motori Stirling) krahas makinës me avull është makina më e vjetër lëvizëse me nxehtësi. Patentën për këtë makinë si duket e ka paraqitur R. Stirlingu më 1816.
Procesi termodinamik i kësaj makine me nxehtësi përbëhet nga katër gjendje ideale të ndryshimit : kompresimi nën temperaturë të ultë (Isoterma me futje të nxehtësisë) ; futja e nxehtësisë për vëllim konstant (Isokori) ; ekspansioni tek temperaturat e larta (Isoterma me futje nxehtësie) ; futja e nxehtësisë për vëllim konstant (Isokori).
Gazi i përdorur (sot zakonisht heliumi) vepron brenda një sistemi të mbyllur nën shtypje prej 140bar, gjegjësisht shtyhet nga një dhomë e nxehtë në dhomën e ftohtë dhe anasjelltas. Brenda sistemit, në mes të këtyre dhomave gjendet kondensatori i nxehtësisë (regjeneratori). Ky regjenerator, dhomës së ftohtë i merr nxehësin gazi rrymues dhe ia jep prapë gazit që kthehet.
Përparësia e motorit me nxehtësi qëndron në futjen nga jashtë të nxehtësisë nëpërmjet të së cilës arrihet djegia e vazhdueshme e lëngut - apo lëndës në formë gazi e në formë të ngurtë - nën sasi të madhe mbetëse të ajrit, mbeturina pakë të dëmshme, zhurmë e vogël dhe këndëveprimi i mirë. Mangësi që sot e dallohet ndër tera është kostoja e lartë e prodhimit të tyre, kapaciteti i pa zbatueshëm si dhe kontrollimi i vështirë i shfrytëzimit të kapacitetit.
Dy nga modelet e zhvilluara deri më sot, dallojnë ndërmjet veti në mënyrën e konstruktimit me të cilën bëhet ndryshimi i vëllimit të dhomës së nxehtë dhe të ftohtë. Tek motorët me veprim të dyfishtë, që të dy dhomat gjenden në cilindra të ndryshëm, tek tjetri dhomat janë të vendosura në një cilindër.