Jump to content

Mudarebe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Mudarabah)

Mudarebe është një term arab që përkufizon një instrument financiar në botën islamike.

Me anë të mudarabah-ut banka hyn në partneritet me sipërmarrësin që kërkon huan, duke e finacuar dhe duke vendosur disa kushte për aktivitetin e tij. Karakteristika themelore është jo-simetria në ndarjen e humbjeve dhe fitimeve. Fitimet duhet të ndahen gjithnjë mes financuesit/investitorit (banka) dhe sipërmarrësit/agjentit (entiteti që kërkon huan), ndërsa humbjet mbeten vetëm në ngarkesë të financuesit - kuptohet kështu pse është tepër i interesuar që të vendosi disa kushte për dhënien e financimit.

Një tjetër karakteristikë është silent partnership-i: financuesi, përtej kushteve që vendos, nuk mund të hyjë në menaxhimin e biznesit. Përgjegjësia e biznesit bie mbi mudarib-in, që mban përgjegjësi për humbjet vetëm nëse sillet në një mënyrë mashtruese (apo nëse cënon kushtet kontraktuale). Përqindjet e ndarjes së fitimit përcaktohen gjatë ngritjes së kontratës.