Muhamet Bisho Hasmuja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Muhamet Bisho Hasmuja Ka lindur më 5 tetor 1959 në Grizhë të Shkodrës. Pas përfundimit të Shkollës së Lartë Ushtarake, në vitin 1984 u emërua komandant i Togës Radio-teknike, në Regjimentin e Artilerisë Kundërajrore në Shkodër. Ra në krye të detyrës së komandantit të Baterisë Kundërajrore më 12 mars 1997. Me dekret të Presidentit të Republikës Nr.1985, datë 08.09.1997, iu dha Medalja e Artë e Shqiponjës, për “Besnikëri, përkushtim, disiplinë ndaj detyrës, që çoi deri në vetëmohim për ruajtjen e objektit ushtarak”. Me vendim të Këshillit të Rrethit Shkodër Nr.04, datë 10.03.1998, për merita të vaçanta, është shpallur Dëshmor i Atdheut. Prehet ne vendlindje, në Gruemirë-Cezmë të Shkodrës.