Muhamet Hasan Durra
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Muhamet Hasan Durra u Iind në vitin 1930 në qytetin e Pukës nga një familje Ulqinake e cila ishte përzënë nga fqinjët shvinistë. Muhameti (të gjithe e njihnin me emrin Hajrush), arsimin bazë e mbaroi në qytetin e lindjes, duke pasur mësues Jordan Misjen. Gjatë jetës ka kryer shumë detyra,si: drejtor i Sharrës në Shëmri-Kukës,përgjegjës i klubit të kulturës në Fushë-Arrëz, në aparatin e komitetit ekzekutiv të rrethit Pukë, në ndërmarrjen e grumbullim-përpunimit Pukë deri në vitin 1990, kohë kur ka dalë në pension. Muhameti përveç që ishte një intelektual i dalluar, ishte, gjithashtu edhe një krijues i talentuar. Në shtypin e kohës shumë shkrime mbajnë firmën e tij. Ka qenë korrespondent për gazetat "Bashkimi", "Zëri popullit", "Puna" dhe i revistës "Ylli". Shkrime ka botuar pothuajse në të gjitha gazetat e revistat e viteve '60-'70, të shekullit XX. Ai përveç shkrimeve problemore e reportazheve,ka shkruar edhe mjaft poezi dhe tekste këngësh për të cilat ka marrë çmime në festivale të ndryshme. Po përmendim disa nga këto tekste këngësh: "Do të bëhem gjeolog",(Në festivalin IX Kombëtar për fatosa e pionierë, me muzikë të M. Bylos,vend II,1971)"; Bredhit të vogël",paraqitur në Festivalin e pionierëve, Krujë, më 1975; "Çdo pranverë lulëzon tek ne", në Festivalin e Pionierëve në B.Curri,1973; "Përjetë do t'u këndojmë" në Festivalin e Pionierëve në Pukë, me muzikë të M. Shelegut, "Këngë për Halil Çelë Tërbunin" etj. Për punën e tij pasiononte e me përkushtim është dekoruar me urdhra e medalje të ndryshme. Vdiq në vitin 2003, në qytetin e Pukës.