Muhamet Malo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Muhamet Malo i lindur në 13 maj 1957 me origjinë Kolonjare, ish sportist i njohur (mundës), me ardhjen e demokracisë ishte ndër biznesmenët e parë. Karrierën e tij sportive e ka nisur te Studenti, teksa ka bërë sport nga 1971-1977. Mandej nga 1977 deri më 1979 ka qenë pjesë e Partizanit, ndërsa deri në vitin 1990 përsëri pjesë e Studentit. Nga viti 1982 deri në 1990 është kampion i Shqipërisë në mundjen klasike për peshë 82 kg deri në 90 kg. Ndër bizneset e medha të tij janë: "Eurolloto", Televizioni "Telesport", "Dajti Expres"(teleferiku), aksioner në Banka Credins etj. Njihet dhe si humanist me kontribut në ndihmë të artit dhe sportit shqiptar, të kujtojmë "Ethet e së premtes mbrema", por dhe lobist i sportit shqiptar në botë. Kohët e fundit është nderuar dhe me titullin Honoris Causas. Për të gjitha kontributet që ka dhënë në sport është nderuar me Mirënjohjen nga Federata Evropiane e Peshëngritjes, nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, si dhe nga shoqata e të verbërve, jetimëve, nga shkolla “Bajram Curri”, jetimëve, por dhe nga xhudo. Ndërroi jetë më 6 mars 2017.