Jump to content

Muhamed Tahir ibën 'Ashur

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Muhammed Tahir ibën Ashur)
Muhammed el-Tahir ibn Ashur

Muḥammed et-Ṭahir ibn ʿAshur (Arabisht: محمد الطاهر بن عاشور) ishte një nga dijetarët e njohur të shekullit të 20-të. Ai u bë gjykatës pastaj Sheikulislam në vitin 1932. Ai ishte i njohur për shpjegimin e tij të Kuranit, al-Tahrir wa'l-tanwir (Verifikimi dhe Sqarimi).

Muhammed el-Tahir ibn Ashur lindi në muajin gusht 1879 në një familje të pasur dhe vdiq më 12 gusht 1973. Ai ishte me prejardhje andalusiane. Familja gjithmonë ka treguar përkushtim në kërkim të dijes për gjenerata. Ai ka qenë mësues në Universitetin Ez-Zitouna gjatë jetës së tij. Ai ishte i njohur për refuzimin e presidentit të Tunizisë për një fetva për ta dëshmuar lërjen e agjërimit në muajin e Ramazanit. Ai i'u përgjigj duke thënë "Urdhëri për ty është të agjërosh" dhe ka thënë në radio: "Zoti e ka thënë të vërtetën, ndërsa Habibi ka folur gënjeshtrën. Kjo ishte shkaku për shkarkimin e tij nga pozita.

Ibn Ashuri ka shkruar shumë libra, mesin e tyre janë :

  • al-Tahrir wa'l-tanwir (Verifikimi dhe Sqarimi). Shpjegimi i Kuranit me 30 vëllime.
  • Maqāṣid al-sharīʻah al-Islāmīyah
  • Uṣūl al-niẓām al-ijtimāʻī fī al-Islām
  • A-laysa al-ṣubḥ bi-qarīb : al-taʻlīm al-ʻArabī al-Islāmī : dirāsah tārīkhīyah wa-ārāʼ iṣlāḥīyah

Disa prej librave që janë përkthyer në Anglisht :

  • Qëllimi i ligjit Islam