Jump to content

Muhammed Taki-ud-Din el-Hilali

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Muhammed Taqi-ud-Din bin Abdil-Kadir El-Hilali (1893-1987) ishte dijetar i shekullit 20-të nga Maroku, është i njohur për përkthimet e tij në gjuhën anglezeSahih Buhariut dhe Kurani fisnik, i cili e bëri së bashku me Muhammed Muhsin Khan.

Hilali lindi në Rissani në vitin 1893 (1311 hixhri). Në moshën njëzet vjeçare, ai shkoi në Algjeri për të studiuar jurisprudencën islame. Pas përfundimeve të mësimeve në Mekë, ai u regjistrua në universitetin e Bagdadit, ku u bë si asistent i profesorit. Ai u kthye në Indi për të dytën herë dhe u regjistrua në universitetin e Lucknowit si student dhe mësues. Përmes një zyre të huaj në Gjermani, ai u regjistrua në universitetin e Bonit.

Në fund të luftës së dytë botërore, Hilali u kthye në Maroko, i cili u trondit me thirrjet për pavarësi. Në vitin 1947, ai u kthye në Irak për t'a marrë edhe një herë pozitën e mësuesit në universitetin e Bagdadit.

Gjatë udhëtimeve të tij ndërkombëtare, Hilali u martua me pesë gra. Ai u martua me një algjeriane, me dy gra arabe gjatë qëndrimit të tij në Mekë, me një irakiane gjatë qëndrimit të tij në Irak, me një gjermane i cili burri i saj ishte jehud dhe e mbrojti nga Nazistët gjatë qëndrimit të tij në Gjermani dhe me tre gra nga Maroku. Ai kishte një vajzë me gruan nga Algjeria, dy vajza me gruan nga Arabia, një vajzë dhe një djalë me gruan nga Iraku, një djalë me gruan nga Gjermania. Ai nuk kishte fëmijë me gratë e tij nga Maroku.

Hilali vdiq më 22 qershor 1987 (25 Shawal 1407 hixhri).