Muharrem Murat Hida
Appearance
Muharrem Murat Hida Ka lindur në vitin 1938 në fshatin Qinam të Tiranës. Mbaroi Akademinë e Aviacionit në Vlorë dhe gjatë karrierës ushtarake kreu detyra të ndryshme si komandant ekuipazhi e çifti. Më 05.09.1970 humbi jetën në një katastrofë ajrore në afërsi të Lushnjës ndërsa fluturonte me avionin AN-2, së bashku me pilotin Refit Jazo. Me vendim Nr.228 të Këshillit të Ministrave datë 22.04.1996 është shpallur “Dëshmor i Atdheut”. Prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë.