Jump to content

Mulla Hamdi Bislimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mulla Hamdi Bislimi (1914-1984)

Mulla Hamdi Bislimi, lindi në Gumnasellë të Lipjanit, më 15.06.1914. Vdiç në Lipjan më 19.11.1984. Shkollën fillore e kreu në Banullë, në gjuhën serbo-kroate. Të mesmen e kreu ne Medresën tetëvjeçare “Pirinaz” në Prishtinë. Pas luftës kreu dhe kursin pedagogjik në Prizeren dhe Pejë. Me 1945 emerohet mësues në Banullë. Pastaj në Ruvc të Ri, Muzeqinë, Gadime, Sllovi, Llugagji e Gllogovc. Përpos që punoi si mësues në punën edukativo-arsimore me nxënës, punoi edhe ne kurse analfabetike për të rinj e të rritur. Ishte edhe kryetar i Bashkësisë Islame në Lipjan. [1]

Për nder të kontributit të tij në çështjen kombëtare, arsimore e fetare, Kuvendi Komunal në Lipjan emëron një rrugë me emrin "Hamdi Bislimi" .

Referimet:

  1. ^ Monografi: "Mulla Hamdi Bislimi Veprimatar i çështjes kombëtare" Hajrush Thaçi