Jump to content

Murgu (roman)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Murgu roman, Autori: Mystehak Xhemali. Botuesi: Filara. Faqet e librit 272.

Autori, Mustehak Xhemali, duket se ndjehet i shqetësuar për problemet që prekin dinjitetin e kombit shqiptar. Në romanin “Murgu”, ai nxjerr para lexuesit, politikat e nëndheshme të shtetit fqinj grek, për të krijuar, me anë të qarqeve fetare, truallin e besimit se territoret e shtetit grek, nuk janë këto që janë, por arrijnë deri në lumin Shkumbin.

Personazhi i tij, murgu Spiro Elia, apo i ashtuquajturi Shën Spiridoni, i veshur me petkun e shënjtorit nga Patriarkana e Kishës Ortodokse me qendër në Stamboll, nuk është gjë tjetër veçse një agjent në shërbim të tyre.