Jump to content

Musa Can Duli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Musa Can Duli u lind në Ulqin më 1924. Shkollën fillore e kreu në vendlindje Për shkak të kushteve të vështira u detyrua të shkojë në Shqipëri për të gjetur punë. Në vitin 1942 shkoi në Tiranë te dajat. Atje mbaroi kursin për infermier. Më pas u punësua në spitalin italian, ku punoi dy vite me mjekë të njohur, siç ishin dr. Anagnosti, dr. Groti dhe dr. Matroni. Në vitin 1946 iu bashkangjitë Brigadës së 13 shqiptare në Ohër, ku edhe punoi një vit në spitalin e atjeshëm. Një vit më vonë u kthye në Uqlin. Ia filloi punës në ambulancën e atëhershme afër hotelit Galeb. Ishte njeri human, i gatshëm për t’u ndihmuar të gjithë njerëzve pa dallim feje e kombi. Punën e infermierit e ushtrtonte me gjithë zemër e shpirt. Pa kurrfarë pritese shëronte pleq e plaka, të rinj e të reja, fëmijë të grupmoshave të ndryshëm. Me të gjithë ishte i afërtë. Jetoi i lumtur me bashkëshorten dhe katër fëmijët, të cilët arriti t’I shkollojë. Vdiq më 1996.