Jump to content

Mustafa Pashja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

I lindur me 13 Mars 1969. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme në vitin 1992.

Ka punuar 3 vite si mjek i përgjithshëm pranë qëndrës shëndetësore “Perparim”. Në vitet 1995-1999 është specializuar pranë Fakultetit të Mjekësisë së Përgjithshme në fushën e Laboratorit Klinik Biokimik dhe Mikrobiologjik. Pas përfundimit të specializimit ka punuar pranë “Drejtorisë së Shëndetit Publik Peqin” si mjek laboratori shërbim ky i cili nuk egzistonte më parë. Në vitet 2005-2013 ka ushtruar detyrën e kryetarit të degës së Partisë Demokratike Peqin.

Në vitet që ka ushtruar këtë detyrë Peqini njohu erën e ndryshimeve në të gjitha fushat në infrastrukturë, sport, arsim. Në vitet 2005-2009 ka ushtruar detyrën e drejtorit të Shëndetit Publik Peqin. Ka ushtruar detyrën e drejtorit në “Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor Elbasan”(D.R.S.K.SH) në vitet 2009-2011. Në vitin 2022 fitoi sërish garën e kryetarit të degës së Partisë Demokratike Peqin. Aktualisht ushtron detyrën e shefit të laboratorit pranë “Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Peqin. Është i martuar dhe ka tre femijë.