Muzafer Bajrami
Muzafer Bajrami është një politikan nga Maqedonia e Veriut, ministër pa portofol, përgjegjës për zbatimin e Strategjisë për përmirësimin e gjendjes së romëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut .
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ai u lind më 22.10.1983 në Shkup. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Shkupit. Më pas kreu studimet master në të drejtën civile. Fillimisht ka punuar si asistent projekti në organizatën joqeveritare “LIL”. Aty mori pjesë në projekte për integrimin dhe përmirësimin e gjendjes së romëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Punon si vullnetar dhe praktikant në studio të ndryshme ligjore. Pas kësaj ai filloi punën në Sekretariatin për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Në vitin 2015 ka filluar punën në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor . Nga data 26 dhjetor 2018 është ministër pa portofol përgjegjës për zbatimin e Strategjisë për Përmirësimin e Statusit të Romëve.