Muzgu (roman)
Kopertina e përkthimit në shqip | |
| Autor | Stephenie Meyer |
|---|---|
| Titulli origjinal | Twilight |
| Përkthyes | Artan Miraka |
| Shteti | Shtetet e Bashkuara |
| Gjuha | Anglisht |
| Seria | Seria Muzgu |
| Zhanri | Romancë Dramë Fantazi |
| Botuar | 5 tetor 2005 (Little, Brown and Company) (anglisht) 2009 (Morava) (shqip)[nevojitet citimi] |
Data e botimit | 2009 |
Botuar në anglisht | 5 tetor 2005 |
| ISBN | ISBN 978-99956-263-4-1 |
| Përcjellet nga | Hëna e Re |
Muzgu (anglisht: Twilight) është një roman i romancës vampirike për adoleshentët e pjekur nga autorja Stephenie Meyer. Ai është libri i parë i serisë Muzgu, dhe prezanton 17-vjeçaren Isabella "Bela" Suanin, të saposhpërngulur nga Phoenix, Arizona në Forks, Washington. Ajo gjendet në rrezik pasi bie në dashuri me Eduard Kullen, një vampir 103-vjeçar të ngecur në trupin e tij 17-vjeçar. Romanet e tjera në këtë seri janë Hëna e Re, Eklipsi, dhe Agimi.
Muzgu fitoi recenzime të vakëta. Disa lavdëruan tonin e romanit dhe përfaqësimin e tij të emocioneve të shpeshta adoleshente si përjashtimi dhe rebelimi. Të tjerët kritikuan prozën e Meyer-it dhe argumentuan që rrëfimit i mungoi zhvillimi i personazheve të tij. Ai mbërriti numër pesë në listën e librave bestseller të gazetës The New York Times brenda një muaji dhe eventualisht fitoi vendin e parë. Publishers Weekly e cilësoi një ndër Librat më të Mirë për Fëmijë të 2005-ës.
Përshtatja për film, që bëri premierë në 2008, ishte sukses komercial duke korrur më shumë se 392 milionë dollarë amerikanë ndërkombëtarisht dhe duke fituar 157 milionë shtesë në shitje të DVD-ve në Amerikën Veriore që prej korrik 2009[përditëso][[Kategoria:Artikuj që përmbajnë deklarata potencialisht të vjetruara nga Gabim shprehjeje: Operator i papritur <]]. Libri ishte më i shituri i vitit 2008; në 2009 ishte i dyti më i shituri, vetëm duke pasuar librin vijues Hëna e Re. Që prej 2008, Muzgu ishte përkthyer në 37 gjuhë të ndryshme.
Në tetor 2015, Stephenie Meyer kumtoi një version të romanit me gjinitë e ndërruara, të quajtur Jeta dhe Vdekja: Muzgu i Riimagjinuar (anglisht: Life and Death: Twilight Reimagined), me personazhet Beau dhe Edythe, për nder të 10-vjetorit të Sagës Muzgu. Në 2020, Meyer botoi Dielli i Mesnatës (anglisht: Midnight Sun), një ritregim të rrëfimit të Muzgut nga pikëpamja e Eduard Kullenit.
Komploti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bela adhuron Eduardin e pashëm dhe ai ia kthen dashurinë. Por Eduardi po kalon një periudhë të vështirë, pasi duhet të përballojë etjen dhe epshin që ndien për gjakun e Belës ; ai është vampir. Në çdo moment, intensiteti i pasionit të tyre mund ta shtyjë për ta vrarë të dashurën e zemrës, por gjithsesi ai e sfidon rrezikun. Bela parapëlqen të vdesë sesa të qëndrojë larg tij, duke rrezikuar kështu vetë jetën e saj. Romani flakëron nga kjo tërheqje dashurore e rrezikshme dhe e frikshme. Romanca përndizet nga përpjekjet e të rinjve për ta mbajtur të fshehtë identitetin e Eduardit nga familja e Belës dhe nga pjesa tjetër e shkollës.
Meyeri shënon një kthesë të re në temën e dashurisë : gjuetari dashuron prenë, njeriu dashuron vampirin. Ky pohim përjashton çdo pretendim që lexuesit mund të ngrenë në lidhje me romancat e adoleshentëve të ditëve tona, pasi çdo puthje, prekje apo fjalë mund të marrë një kuptim krejtësisht të ri, sepse një gabim i vogël mund të rrezikojë jetën. Për këtë arsye, Bela dhe Eduardi janë në luftë të vazhdueshme për ta bërë marrëdhënien e tyre të funksionojë, për t’i mbijetuar çdo lloj tundimi dhe çdo lloj kërcënimi që mund t’u kanoset.
Faktori rrezik arrin majat dhe shfaqet si një ngacmim i brendshëm i dashurisë, duke e vendosur çiftin në një garë të llahtarshme për të qëndruar gjallë (sepse edhe Eduardi, nëse do ta humbiste Belën, do të ishte sikur të kishte vdekur). Meyer ia ka dalë mbanë për bukuri ta bëjë këtë skenar të besueshëm dhe njerëzor.
Romani fillon me një parashtrim të zakonshëm : një nxënëse e re vjen në shkollë — kjo gjë të bën të mendosh se do të jetë thjesht një tjetër roman për të rinj. Bela ka ardhur në qytetin e vogël e të zymtë, Forks, në gadishullin Olimpik, për të jetuar me të atin. Në shkollë, ajo habitet me një grup prej pesë adoleshentësh jashtëzakonisht të bukur, që ulen së bashku në mensë, por që asnjëherë nuk hanë. Do të kalojë ca kohë dhe pastaj ajo do të bjerë në dashuri me Eduardin, prej të cilit do të mësojë të fshehtën e tyre.
Ata janë të gjithë vampirë, pjesëtarë të një familjeje të kryesuar nga shenjtori Çarlisll, i cili i ka frymëzuar të heqin dorë nga gjuetia e njerëzve. Për hir të Eduardit, ata e mirëpresin Belën, por kur një grup vampirësh endacakë fiksohet pas saj, familja tërhiqet dëshpërimisht në ndjekje të tyre për të mbrojtur vajzën e brishtë që gjendet mes tyre.
| Ky artikull nga Letërsia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |