Muzikal Austrian

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Muzikal Austrian - Është një muzikal i shkruar nga George Krajlser, një autor satirik që shkruan romane dhe është kabaretist.

Bëhet fjalë për një aktore çifute në vitin 1938 para luftës së dytë botërore. Është koha kur Hitleri marshon në Austri. Çifutët në atë kohë në Austri e kishin më të lehtë, por sapo erdhi Hitleri situata u bë dramatike shumë shpejt. Ata që kishin para u larguan në Amerikë, pjesa tjetër u fut nëpër kampe përqendrimi. Lola Blau është një kabaretiste. Sapo ka mbaruar shkollën dhe ka marrë emërimin e saj të parë në teatrin e Lincëz. Me naivitetin e një aktori dhe dashurinë për artin mendon që politika nuk ka lidhje me ta. Por i ndjen shumë shpejt pasojat. Përballet me një hotelexhi që e përzë nga hoteli, detyrohet të shkojë në Zvicër ku mendon ase do ta presë i dashuri, por nuk ndodh dhe Lola detyrohet të mbijetojë. Fillon të punojë në një klub nate në Zvicër, por policia zvicerane e përzë. Fati i jep një vizë për në Amerikë. Në fillimet e vështira punon në një klub striptizmi ku bëhet një star dhe sekssimbol. Por nuk është e lumtur. Nuk i pëlqen jeta, i mungon dashuria dhe atdheu i saj. Bie në depresion, të cilin e mbyt në gotën e alkoolit. Një telefonatë që i bën i dashuri i saj që sapo ka dalë nga kampi i përqendrimit e kthen Lolën më 1945Vjenë. Shpreson se gjërat kanë ndryshuar, por gjen një realitet të hidhur. Në fund ajo degradon, është pesimiste, nuk ka asnjë iluzion dhe përfundon duke punuar në një kabare të vogël.

Ky është një muzikal i shkruar vetëm për këtë aktore. Shfaqja është e përbërë nga 16 këngë ku në secilën prej tyre tregohet një stacion i jetës së Lolës. Eva Alikaj këndon dhe interpreton, njëkohësisht e shoqëron edhe aktori austriak Peter Simonsberger, i cili interpreton 5 role të vogla. Një rol të rëndësishëm ka shoqërimi në piano nga Andreas Rentsc ku çdo gjë do të interpretohet live. Pjesa do të këndohet në gjermanisht. Shfaqja ka mjaft mimikë dhe gjestikulacion që do përpiqem t'i realizoj.

Interpretojnë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]