Jump to content

Myftar Gjana

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Myftar Gjana u lind më 10 maj 1960 në qytetin e Peshkopisë, vdiq më 23 dhjetor 2019 në Tiranë. Gjimnazin e kreu në qytetin e Kukësit në vitin 1978, ndërsa studimet e larta i kreu në vitet 1986 – 1991 në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë. Ka qenë një ndër krerët më të spikatur të lëvizjes studentore të dhjetorit 1990 — shkurtit 1991 në Universitetin e Tiranës që rrëzoi komunizmin në Shqipëri.


Nga viti 1991 – 1992 ka qenë kryeredaktor i gazetës "Kosova", ndërsa në vitet 1992 – 1996 ka punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme si drejtor i Drejtorisë së Shtypit. Në vitet 1993 – 1994 kreu Akademinë Mesdhetare të Studimeve Diplomatike në Maltë, ku fitoi edhe gradën "Master në Diplomaci". Në vitet 1996 – 1997 ka punuar në Kuvendin Popullor në detyrën e Drejtorit të Departamentit të Informacionit dhe Dokumentacionit. Në vitet 2000 – 2001 ka punuar si administrator në Bibliotekën Kombëtare. Vitet e fundit është inxhinier në profesion të lirë.

Vepra të autorit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Elipsi i humbjes, poezi, 1993
  • Sa një pasthirrmë kam jetuar, poezi, 1995
  • Sa një pasthirrmë kam jetuar, poezi, ribotim i përmirësuar, 1997
  • Njeriu në sferë - 2006

Përkthime:

Arti i të dashuruarit, Erich Fromm, 1997

Origjinat e totalitarizmit, politologji, Hannah Arendt, 2001

Poezi të zgjedhura, David Lourens, 2002

Ese të zgjedhura, estetikë, Oscar Wilde, 1998

Konflikti i qytetërimeve, politologji, Samuel Huntington, 2002