Jump to content

Në Mirditë & rreth e rrotull

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

"Në Mirditë & rreth e rrotull" reportazhe me Autor Fatos Baxhaku. Shtëpia botuese "Papirus", viti i botimit 2009. Faqet e librit 208.

Përmes gjinisë së reportazhit, autori i këtij vëllimi, Fatos Baxhaku sjell për lexuesin një rrëfim për rrethin e Mirditës. Ai vetë ka prekur nga afër çdo vend për të cilin tregon. Dhe e bën këtë përmes një thjeshtësie narrative, sa të duket sikur ti vetë ke shkelur aty. Njësoj edhe për personazhet. Ata janë aktivë, flasin, tregojnë histori e ngjarje. Janë pikërisht ata protagonistët e vërtetë të reportazheve. Rrëfejnë vendin e tyre. Mirditën e cila duket sikur vjen prej një kohe tjetër.