Në munç

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Books-aj.svg aj ashton 01.svg Ky material duhet bartur tek projekti i Librave Books-aj.svg aj ashton 01.svg


Në mundsh, në anglisht If është poezi e shkruar në vitin 1895 nga Rudyard Kipling. Kjo poemë është përkthyer në shumë gjuhë të botës. Më poshtë kemi përkthimin shqip të bërë nga Fan S. Noli.

Në mundsh

Në mundsh të mbash në kokë terezinë

Kur shokët çmendër dhe fajtor të nxijnë

Në mundsh të kesh besim, kur të dyshon

Kushdo, dhe s'ka njeri që të beson

Në mundsh të preç, dhe pritjen s'e kursen

Në të gënjefshin, ti nuk i gënjen

Në të urrefshin, ti s'i çan me brirë

Dhe s'hiqesh as m'i mënçim as m'i mirë

Në mundsh të çndërrosh e të mejtosh

Dhe nga këto në mos u robërofsh

Në mundsh të preç Triumfin dhe Hatanë

Dhe t'i shkelmosh të dy si kallpazanë

Në mundsh të mbahesh, kur një dreq ta dreth

Të drejtën dhe në lak syleshin heth

Kur sheh kalan' e jetës të rëzuar

Dhe prap e ngre me veglën e çkallmuar

Në mundsh të vësh m'i grumbull çdo thesar

Edhe t'i loç të gjitha me një zar

T'i humpç edhe të nisësh përsëri

Pa thën' asgjë për këtë batërdi

Në mundsh të kesh një zemër, trup e kokë

Që të shërbejnë sa të bëhen trokë

Dhe të vazhdosh i djegur shkrump në furrë

Dhe të thërret vullneti: "Mbahu, or burrë!

Në mundsh të zbreç në turm' e të mbash nderin

Të hash me mbretin, të pish me neferin

Në mos të ngaftë dot as mik as hasmë

N'i daç të gjithë, po asnjë për dasmë

Në mundsh për çdo minutë të përpjetë

Të rënç tamam sekunda gjashtëdhjetë

Zaptove dhenë me çdo mall dhe hir

Dhe ca më mirë, qënke trim, or bir