Jump to content

Në pritje të Nostradamusit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Në pritje të Nostradamusit tregime, Autori: Fatos Kongoli. Botuesi: Toena. Faqet e librit 184.

Ky libër me proza të shkurtra të Kongolit hapet me shkrimin brilant "Një ëndërr evropiane mes Al Paçinos dhe Kavabatës" (Toena, 2000), përkthyer dhe botuar në disa gjuhë të huaja si gjermanisht, rusisht, italisht, hungarisht, bullgarisht, etj. Rolin e pasthënies e luan novela po aq brilante "Në pritje të Nostradamusit" (Toena, 2001). Midis këtyre dy shkrimeve janë përfshirë dhjetë tregime, të shkruar e botuar kryesisht në fillim të viteve ’70, kur Kongoli vjen në letërsi nga matematika.

Këto proza dëshmuan qysh herët talentin e autorit, i prirur ndaj temave të ashtuquajtura "të vogla". Vetëm ato do të mjaftonin ta rendisnin atë midis penave më të spikatura të prozës bashkëkohore shqipe. Një vështrim origjinal i realitetit të kohës, me thekse kritike, që befasojnë edhe sot. Dhimbja për njeriun "e vogël", të ndrydhur nën dhunën e pushtetit dhe të "të fortëve" afër tij.