Nënshkrimi elektronik
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Nënshkrim elektronik janë të gjitha të dhënat në formën elektronike, të cilat u bashkëlidhen ose shoqërojnë logjikisht të dhëna të tjera elektronike, që shërbejnë si një mënyre e vërtetimit të identitetit të nënshkruesit dhe e vërtetësisë së dokumentit të nënshkruar. Një nënshkrim elektronik është një mjet verifikimi elektronik. Ky term zakonisht përcaktohet si verifikim i identitetit të zotëruesit. Çdo lloj verifikimi elektronik do të konsiderohet si nënshkrim elektronik, për sa kohë ai është i lidhur me të dhëna të tjera në forme elektronike.
Ne Shqipëri, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik (AKCE) është institucioni që mbikëqyr zbatimin e ligjit "Për Nënshkrimin Elektronik" dhe rregulloreve e udhëzimeve të nxjerra në zbatim të tij. Në ushtrim të funksioneve të veta, AKCE nxjerr udhëzime, të cilat normojnë dhe specifikojnë procedurat teknike dhe ligjore për mirëfunksionimin dhe ecurinë e procesit.