Ndërmarrja "Monting" u themelua në vitin 1993 në Prishtinë. Në fillim u punua në instalimet elektrike të objekteve të vogla dhe të mesme si dhe në kompletimin e Trafostacioneve distributiv. Në vitin 1995 u themelua reparti për riparimin e transpormatorëve energjetik i cili u tregua shumë i suksesshëm. Gjatë periudhës 1995-1998 sa funksionoi ky repart u riparuan rreth 200 transformator të fuqisë prej 30-630 kVA.
Shkatërrimet e luftës e prekën edhe ndërmarrjen "Monting" për shkak se të gjitha mjetet e punës dhe punëtoria ishin të djegura, prandaj u desh që gjithçka të niset nga e para. Vullneti i madh dhe profesionalizmi ndikoi që ndërmarrja të ngritet sërisht por tani me hapa shumë të shpejtë.
Fillimisht u punua sërisht në riparime të Transformatorëve dhe në kompletimin e Trafostacioneve. Montingu pas luftës punoi në riparimin dhe kompletimin e shumë trafostacioneve të tensionit të mesëm si trafostacioni në Gurëthyes te kroni i Mbretit 2X630 kVA 10/0.4 kV si dhe Trafostacioni i Gurëthyesit në Çikatovë 35/10 kV.Arkivuar 7 shkurt 2014 tek Wayback Machine
Gjatë gjithë kësaj kohe stafi i Montingut u plotësua me kuadro të reja dhe specialistë të fushave të ndryshme si elektrikë dhe makineri.
Më tutje Montingu punoi në kompletimin dhe montimin e Trafostacioneve të reja si dhe ndërtimin e largëpërquesve të rinjë të tensionit të mesëm 10(20) kV si dhe rrjeta të tensionit të ulët 0.4 kV, si ndërtimi i LP ajror në Ferizaj nga Ferizaji 3 deri në Bibaj si dhe ndërtimi i LP ajror dhe ndërtimi i trafostacionit shtyllë në fshatin Tankosiq - Ferizaj, ndërtimi i LP ajror dhe Trafostacioneve blindë në Ajvali, Bërnic si nënkontraktor të Parsonsit etj.