Jump to content

Nadir Çausholli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Nadir Çausholli, lindur në 14 Shkurt 1978 në Tiranë, sipërmarrës i suksesshëm Shqiptar.

Ka përfunduar Fakultetin Ekonomik në “Universitetin e Tiranës”, Fakultetin e Drejtësisë pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi”, ku më pas është licencuar edhe si Avokat nga “Dhoma Kombëtare e Avokatisë” Tiranë. Gjithashtu, është diplomuar në Departamentin e Farmacisë të Fakultetit të Shkencave Mjekësore pranë Albanian University.

Karrierën e tij në biznes e ka nisur prej vitit 2002 filimisht me themelimin e kompanisë C.F.O Pharma sh.pk, një biznes familjar në fushën e farmaceutikës, të cilin e drejton i vetëm prej vitesh.

Aktivitetin e punës dhe biznesit e ushtron në Shqipëri dhe në Kosovë. Në Kosovë kompania mban po të njëjtin emër C.F.O Pharma sh.p.k.

Përgjatë viteve Nadir Çausholli ka krijuar një portofol të madh e të larmishëm biznesesh të ndryshme, kryesisht në sektorin farmaceutik. Gjithashtu, është edhe pronar i Shoqërisë “Green Line” sh.p.k me aktivitet në fushën e transportit si edhe bashkëpronar i Spitalit Gjerman.

Themelimi i CFO Pharma sh.p.k

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

CFO Pharma sh.p.k është një kompani lider farmaceutike shqiptare me një përvojë të gjerë e themeluar në vitin 2002. Aktualisht, ajo operon me dy degë në Shqipëri dhe një në Kosovë duke mbuluar 100% të territorit të të dy vendeve.

Në vitin 2017 kompania C.F.O Pharma sh.p.k, nën drejtimin e z. Nadir Çausholli, është shpallur si biznesi më i mirë i vitit nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Shqipëri.

Fokusi kryesor i kompanisë është regjistrimi, importimi, shpërndarja, shitja, marketingu, promovimi dhe eksportimi i produkteve farmaceutike, pajisjeve mjekësore dhe suplementeve ushqimore. Aktualisht bashkëpunon me më shumë se 50 kompani farmaceutike në BE, SHBA dhe Australi duke sjellë në treg produkte farmaceutike në përputhje me të gjitha rregulloret dhe standardet. Dorëzimi i barnave me cilësi të lartë është qëllimi kryesor për të përmirësuar dhe kënaqur nevojat e klientëve. Kompania është gjithnjë e më tepër në kërkim të përsosmërisë të cilësisë që përfshin përmirësimin e vazhdueshëm të standardeve dhe teknologjisë.

Aktiviteti kryesor:

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

CFO Pharma ofron zgjidhje inovative për mjekët, farmacistët dhe pacientët me medikamente efektive, të sigurta dhe cilësore. Është e angazhuar aktivisht në përgatitjen e informacionit mjekësor në të gjitha fushat terapeutike, duke mbuluar të gjithë mjekët dhe sistemin e kujdesit shëndetësor (spitale publike, klinika private, poliklinika etj.) në të dy segmentet e tregut (privat dhe publik).

https://www.linkedin.com/in/nadir-causholli-614ba25b?originalSubdomain=al

https://biznesmenet.com/2021/09/28/nadir-causholli-3/

https://shqiperia-ime.com/nadir-causholli/