Naim Frashëri thënie
• Djali që tradhton atdheun, nuk e do as nënën e vet
• Punë, punë natë e ditë që të shohim pakëz drit
• Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin shqipëtar
• Dhe në çdo kohë e në çdo vend lipse të kihet njerëzi
• Kur të jesh i zemëruar, mendja është e turbulluar
• Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë
• Pa pasur dituri njeriu nuk quhet njeri
• Lëreni më'njanë fenë,të shikojmë mëmëdhenë
• Do të rrosh me nder mbi dhe?
Me të liq mos u përzje!
• Zot, falna,vëllazërinë
Dashurin e miqësinë
Epna dëshirë të msojmë
E të mirat të punojmë
Bëna të but e të qetë
E të urt e të vërtetë
Jetën ta trashëgojmë
• O Shqipëtarë
Jeni të mirë
vetipastër
doni mëmëdhenë
dhe gjuhënë tuaj!
• Shqipëtari trim me fletë
Ka rrojtur në këtë jetë
Aleksandri qe Shqipëtar
Qu tha i math e kordhëtar
Pirrua ish nga Shqipëria
Trim q'ë lëvdon historia
Skander Begu Kastrioti
Q'u rrefye aq i zoti
Ish burre i Shqipërisë
C'burra nxori Shqipëria
Që i shkruan historia
Duke pasur burra trima
Të humet si vetëtima
Ah, mos, Zoti mos e dhëntë
Ejani, të mbledhim mëntë
• Vëllezër shqipëtarë
Të prekim urtësinë
Të zëm udhën e mbarë
Të ngjallim shqipërinë
• Shqipëria ka qënë
Edhe po do të jetë
Po sot në ditët tënë
Të metë të mos ketë
• Pa shihni c'gjuh e mirë!
Sa shije ka e hije
ç'e bukur edhe e lirë
Si gjuhë perëndie