Jump to content

Vitri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Namazi i Vitrit)

Vitri (Arabisht: وتر; shqip tek) është namaz i cili falet natën pas namazit të jacisë ose para namazit të sabahut. Sipas medh'hebit hanefi, namazi i vitrit është vaxhib. Sipas Abdullah ibn Omer, Muhammedi ka thënë: Namazi i natës falet dy nga dy, nëse njëri prej juve frikësohet që namazi i sabahut është duke ardhur, atëhere le të falë një rekat vitr.

Transmetohet nga Ebu Derda se Muhammedi e ka urdhëruar atë për tri gjëra: të agjërojë tri ditë çdo muaj, ta falë namazin e vitrit para se të shkojë të flejë dhe ta falë dy rekate sunnet në namazin e sabahut.

Namazi i vitrit falet në pjesën e natës. Nëse dikush nuk mundet të zgjohet gjatë natës, atëherë mundet ta fali para gjumit.

Për atë që e fal namazin e natës, rekati i fundit duhet të jetë vitr. Po ashtu Muhammedi ka thënë: Faleni namazin e vitrit se Allahu është një dhe e do vitrin.

Namazi i vitrit ka tre rekatë. Përveçse në Ramazan, namazi i vitrit nuk mund të falet me xhemat. Në fillim bëhet nijeti: "Për hir të Allahut, bëra nijet të fal namazin e vitrit në kohë". Dy rekatet e para falen njëlloj si suneti i sabahut. Vetëm se në fund të rekatit të dytë lexohet vetëm Ettehijjatu dhe ngrihemi në rekatin e tretë. Shqiptojmë Bismil’lahin dhe lexojmë Fatihanë me një sure, pastaj ngremë duart lart duke thënë "Allahu Ekber". Pasi marrim tekbir i lidhim përsëri duart dhe lexojmë duatë e kunutit. Pasi lexojmë duatë e kunutit biem në ruku, sexhde dhe në uljen e fundit. Në fund japim selam.[1]

  1. Rekati i parë: Subhaneke, Eudhu Bismil'lah, Fatiha, Sure, Ruku, dhe Sexhde
  2. Rekati i dytë: Bismil'lah, Fatiha, Sure, Ruku, Sexhde, dhe Ettehijatu
  3. Rekati i tretë: Bismil'lah, Fatiha, Sure, Duaja e Kunutit, Ruku, Sexhde, dhe në uljen e fundit lexohen "Ettehijjatu, Allahumme sal’li-barik, Rabbena" dhe jepet selam.
الَّلهُمَّ إِنَّا نَسْتَعِيْنُكَ وَنَسْتَغْفِرُكَ وَ نَسْتَهْدِيْكَ وَنُؤْمِنُ بِكَ وَ نَتُوْبُ إِلَيْكَ وَنَتَوَكَّلُ عَلَيْكَ وَنُثْنِيْ عَلَيْكَ الْخَيْرَ كُلَّهُ نَشْكُرُكَ وَلَا نَكْفُرُكَ وَنَخْلَعُ وَنَتْرُكُ مَنْ يَفْجُرُكَ .الَّلهُمَّ إِيَّاكَ نَعْبُدُ وَلَكَ نُصَلِّيْ وَنَسْجُدُ وَإِلَيْكَ نَسْعَى وَنَحْفِدُ نَرْجُوْ رَحْمَتَكَ وَنَخْشَى عَذَابَكَ إِنَّ عَذَابَكَ بِالْكُفَّارِ مُلْحِقٌ

"Allahumme inna neste’inuke, ue nestagfiruke, ue nestehdik, ue nu’minu bike, ue netubu ilejk, ue neteukkelu alejk, ue nuthni alejkel-hajra kul-lehu, neshkuruke, ue la nekfuruk, ue nahleu’ ue netruku men jefxhuruk. Allahumme ijjake na’budu, ue leke nusal-li ue nesxhudu, ue ilejke nes’a ue nahfidu. Nerxhu rahmeteke ue nahsha adhabek. Inne adhabeke bil-kuffari mulhik."[1]

Kuptimi: Allahu im! Veç prej Teje kërkojmë ndihmë, prej Teje kërkojmë të na falësh mëkatet e të na udhëzosh në rrugë të drejtë. Ty të besojmë, Ty të shfaqim pendimin e veç te Ti mbështetemi. Të gjitha të mirat veç prej teje vijnë, Ty të lavdërojmë, Ty të madhërojmë! Ty të falënderojmë dhe kurrë s'jemi mosmirënjohës ndaj Teje. I braktisim dhe e shkëpusim çdo lidhje me ata që nuk u binden urdhrave të Tua. Allahu im! Vetëm ty të adhurojmë, vetëm për Ty falim namaz dhe vetëm për Ty bëjmë sexhde, te Ti vrapojmë e mundohemi të bëjmë vepra të mira, që na afrojnë te Ti. Të adhurojmë gjithë dashuri dhe mëshirën Tënde e shpresojmë, por kemi frikë nga ndëshkimi Yt, pa dyshim, ndëshkimi Yt i kap mosbesimtarët!

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]