Jump to content

Nasip Naço

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Z. Nasip Naço lindi në Skrapar, më 5 prill 1961.

Ai është diplomuar për Drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, në vitin 1992.

Në vitet 2008 - 2009, ai ka qënë Sekretar Politik i LSI-së, për Qarkun e Beratit.

Në legjislaturën XVIII, zgjidhet deputet i Qarkut te Beratit, për Grupin Parlamentar të LSI-së, dhe në periudhën 2009 - 2011, ushtron detyrën e Zëvendëskryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.

Në vitet 2011 - 2012, ai ushtron detyrën e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës. Më pas rizgjidhet Zëvendëskryetar i Kuvendit të Shqipërisë në korrik 2012.

Z. Naço ka ushtruar disa detyra të rëndësishme shtetërore si: Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Berat, Drejtor i Shërbimit Informativ në Ministrin e Brendshme, Prokuror pranë zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Shef Sektori kundër Akteve Terroriste dhe Krimeve kundër Personit, pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Z. Nasip Naço ka marrë pjesë në disa seminare dhe kurse trajnuese, të organizuara nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, nga Shkolla e Magjistraturës dhe jashtë vendit në Itali, Poloni, SHBA, Danimarkë, Gjermani, me tematika të ndryshme në fushën e së drejtës penale e procedurës penale, të përmbarimit gjyqësor, të policisë, etj.

Z. Nasip Naço në vitin 2013 zgjidhet Ministër i Drejtësisë i Shqipërisë.

Referime dhe shënime

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]