Nata e telave të prerë
"Nata e telave të prerë" është një telefilm për fëmijë, prodhim i Televizionit Shqiptar në bashkëpunim me grupin teatral të Pallatit të Pionerëve në Tiranë, në vitin 1977. Regjisor Vladimir Saliu, operator Bujar Kore, redaktore Luljeta Tabaku, ndërkohë që në rolet kryesore janë Arben Muka, Sesila Plasari, Norbert Mazi, Adrian Fetiu, Vladimir Saliu, Rasim Meçe, Bert Tushe, Agron Bimi etj. Telefilmi ka si fabul një ngjarje nga koha e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, trajtuar sipas ideologjisë dhe vlerësimeve për Luftën e Dytë Botërore të para viteve '90 të shekullit të kaluar.. Fëmijët nën kujdesin, frymëzimin dhe kontrollin e më të rriturve bëhen pjesë e aktivitetit antifashist. Konkretisht ata përfshihen në një aksion sabotazhi të organizuara nga grupet antifashiste për të dëmtuar rrjetin energjitik në lagje të kryeqytetit.
Një prodhim i redaksisë së Fëmijëve dhe Rinisë në TVSH, Tiranë, 1997.