Navaricë
Appearance
Stampa:Fshat në Shqipëri Navarica është një fshat në komunën Dhivër në rrethin e Sarandës të Shqipërisë.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga veriu fshati Navaricë kufizohet me Luvinën, nga jugu me Dhivrin, nga lindja me Dhrovjanin dhe nga perëndimi me Ardhasovën, Ymerefendin dhe Rumanxën. Në fshatin e vjetër të Navaricës kanë qenë lagjet Sulltana dhe Raqe (sot gërmadha): ndërsa lagjet e sotme janë: Hadëratë, Hoxhatë, Mehmetatë dhe Kolakë (nga emri Kol).[1]
Toponimet të fshatit Navaricë:[2]
- Agrolefkë/a - pyll, në J.
- Allai/a - kullotë, në P.
- Aravuna - arë, në J.
- Barbo/ua - arë, në J.
- Brima e Osmanit - sterrë në tokë, në L. Thonë se gjysma e kësaj ka qenë rrëzuar dhe ka zënë nën të disa njerëz. Po kështu tregojnë se në kohën osmane kur u detyrua të shpërngulej nga vendi fshati i vjetër Sulltana, fshatarët hodhën në këtë sterrë të gjitha enët e tyre prej bakri e bronxi dhe kur u larguan i mbuluan ato.
- Brimat e Xhafos - vrima në tokë, në V.
- Burim i Gravës - burim, në L.
- Burim i Palokishës - burim, në VP.
- Dardhat e Stererive - vend ku ka pasur dardha, në L.
- Fera e Polloverit - vend ku ka pasur ferra, në L.
- Fiku i Jupit - fik i vjetër që tani nuk ekziston më. Ka qenë pronë e njëfare Jupi, në L.
- Foleja e Birbilit - faqe mali, në L.
- Gorica e Begzos - arë, në L.
- Gorica e Bejkos - vend ku ka qenë një goricë e vjetër që ka pasur pronar Bejkon, në L.
- Grava - shpellë, në L.
- Gropa e Xhevatit - vend gropë që mban ujë. Është pranë lumit të Navaricës.
- Guret e Kripës - pllajë ku barinjtë vendosnin dërrasa prej guri për t’u dhënë bagëtive kripë, në L.
- Karajani - faqe mali, në L.
- Karkanece/t - ara, në J.
- Kazane/t - vend gropa në mal që thirren kazane, në L.
- Kroi i Fasos - krua në fushe, në P.
- Kroi i Lazes - krua, në V
- Kroi i Mënës - burim, në V.
- Kukulo/ua - kullotë në mal, në L.
- Lefta - pyll, në J.
- Lis i Klishës - vend ku dikur ka qenë një lis pranë kishës, në qendër.
- Lum i Navaricës - lum i vogël i cili kalon nga lindja në perëndim.
- Llajo/ua – arë, në P.
- Mali i Kofollongje - faqe mali, në L.
- Mali i Lefkës - faqe mali, në J.
- Monopat/i Karajanit - monopat, në L.
- Monopat i Llaqegucit - monopat, në V.
- Mulliri i Braçkës - mulli, në P.
- Mulliri i Gumenit - mulli, në P.
- Mulliri i Kasharenje - mulli që shërben edhe sot, në P.
- Omala - arë, në J.
- Paloklisha - rrënojë e një kishe të vjetër, në VP.
- Palomanastiri - rrënojat e një manastiri të vjetër, në P.
- Paloqipra - kullotë, në P.
- Panaje/ja - një vend shesh ku dikur ka qenë bërë panair.
- Polloneri - faqe mali, në L.
- Prroi Druganos - përrua, në V.
- Prroi i Krenidhës - përrua, në J.
- Prroi i Lefkës – përrua, në J.
- Prroi i Pollonerit - përrua, në L.
- Prroi i Thanës Çanos - përrua, në L.
- Prroi i Vathillagos - përrua. Tregojnë se aty në piskun e vapës dhe në kohë nate nuk mund të kalonte njeri, sepse aty delnin shejtanët dhe goditnin njerëzit me gurë, etj. Vendi aty bie erë si kafe e pjekur.
- Qaf’ e Allonaqit - qafë kodrinore, në J.
- Qaf’ e Druganos - qafë mali, në V.
- Qaf’ e Karkaneceve - qafë kodrinore, në J.
- Qafa e Kazaneve - vend grykë në mal ku ka gropa të cilat thirren kazane, në kufi me Dhrovjanin, në L.
- Qaf e Llupsatit - qafë që kalon nga Navarica për në Llupsat, në L.
- Qafa e Omalave - qafë, në J.
- Qafa e Stavroit – qafë.
- Qaf’ e Shterpit - qafë kodrinore, në J.
- Qish e Ajlasë (I njohur gjithashtu në dialektin vendore si: Klish’ e Ajlasë) - kishëz e vogël majë malit, në J.
- Rrethi i Garos - stan i vjetër, në L.
- Rafsh i Paloklishës - në VP.
- Rrepet e Ponxhos - sot nuk figurojnë.
- Rrepet e Vrisit - rrepe e lisa shekullorë, në L.
- Shesh i Metallonit - shesh, në V.
- Shesh i Panajes - shesh, në V.
- Shkëmb i Kuq - shkëmb, në P.
- Shkëmb i Llajës - shkëmb, në P.
- Shkëmb i Ponxhos - shkëmb ku mblidheshin burrat e fshatit për të kuvenduar.
- Shkëmb i Vuvës – shkëmb, në J.
- Shterpa - ara pranë gërmadhave të manastirit.
- Thana e Çanos - faqe mali, në L.
- Ura e Serineve – arë. Aty ka qenë një urë e gurtë me hark, në P.
- Varroshet - varre afër qendrës.
- Varroshat e Hoxhate - varre të fisit e hoxhate, afër qendrës.
- Varroshet e Jehate - varre, afër qendrës.
- Vreshti i Shukos - faqe mali ku dikur ka pasë vreshtë, në L.
- Vris/i - burim, në L.
- Vuvë/a - kullotë, në J.
- Xhamia e Hoxhate - gërmadhë xhamije që e kanë pasë ndërtuar hoxhatë.
- Xhamija e Qendrës - gërmadhë xhamijë në qendër të fshatit.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Komuna Dhivër |
---|
Maliçan · Dhivër · Leshnicë e Poshtme · Leshnicë e Sipërme · Cerkovicë · Rumanxa · Memoraq · Navaricë · Dermish · Janicat · Llupsat · Shendrë |
redaktoni kutinë |
Ky artikull në lidhje me njësitë administrative të Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |