Jump to content

Nazif Rrahmani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

'NAZIF RRAHMANI – FIGURË E DENJË E LIRISË...

Një dijetar i shquar i kohës ka thënë: “Historia është mësuesja e jetës”. Kjo është e vërtetë. Nuk ka popull pa histori. Historia nuk duhet të harrohet, se ajo është pasqyra e vërtetë e një populli. Edhe Volteri ka shtuar: “Kushe e harron krimin, është bashkëpjesëmarrës në të”! Secili popull e ka historinë dhe vlerat e tij shpirtërore. Edhe populli ynë e ka historinë e hidhur, por edhe krenare. Të hidhur, për faktin se, histori e tij është nëpërkëmbur keq nga të huajt. E, krenare është për faktin tjetër se i ka të gjitha vlerat më të mira shpirtërore. Është popull fisnik, sinqertë dhe i vërtetë. Kurrë në historinë e tij të njerëzimit nuk ka të dhëna se populli ynë ka qenë okupues e grabitës të tokave të huaja! Përkundrazi. Populli ynë ka jetuar dem baba dem në tokën e vet. Ai, duke jetuar në trollin e vet, gjithmonë ka qenë i rrezikuar nga të tjerët. Pra, të huajt kanë dashur ta zhbëjnë përgjithmonë nga faqja e dheut. Por, populli ynë është krenar që në asnjë vend e askund në histori nuk flitet për të këqinjat e tij, por vetëm për veprat e mirat. Gjithmonë ky popull yni i me histori të lashtë e të lavdërur, ka qenë i përndjekur, i dëmtuar, i vrarë e i likuiduar nga të tjerët. Mu nga kjo, historia e popullit tonë është e përgjakur dhe e dhimbshme. Pse jo? Populli ynë ka bërë luftë të drejtë në trojet e veta stërgjyshore. Kurrë nuk ka bërë vepra makabre, gjenocidiale e kriminale ndaj popujve të tjerë. E ka mbrojtur me gjak trollin e vet. E ka mbrojtur nderin, por edhe ka dalë fitues në shumë luftëra të drejta. Ja, Skërnderbeu, heroi ynë i kombit, ai gjithmonë ka luftuar për lirinë e popullit shqiptar. Në luftë ai ka korrur fitore karshi ushtrieve sa e sa herët më të madha. Po ashtu, edhe luftërat e më vonshme kanë qenë në anën tonë. Pra, populli shqiptar përherë ka luftuar duke i mbrojtur me gjak trojet e veta sërgjyshore. Shih për këtë, historianët, madje edhe publicistët tanë, këtë histori nuk e kanë lënë pa e shënuar në analet e shkrimeve. Sa e sa studime, libra e forma tjera të shkrimit janë shkruar për luftën e drejtë të popullit tonë shqiptar. Ja, edhe në luftërat e e vitit 1944/45 e më vonë janë bërë masakra të papara në popullin tonë të urtë e të pafajshëm. Janë bërë luftëra barbare dhe shumë të egra, sa që i huaji ka bërë krime të papara në popullatën shqiptare. Krimet e masakrta janë bërë me të vetëmin qëllim që të pakësohet numri i shqiptarëve në trollin e tyre, por edhe është zhvilluar një “luftë” speciale nga ana e regjimit serb për ta shfarosur gjer në fund këtë popull me histori të lashtë e të lavdëruar. Sa e sa masakra dihen, por sa e sa të tilla nuk dihen. Edhe sot e kësaj dite, në shumë shumë vende zbulohen varreza masive të shqiptarëve. Më mirë lë të na shërbejë një stutim i Mr. Aliriza Selmanit me titull: “Lufta e Gjilanit dhe masakrat ndaj popullit shqiptar në dimrin e viteve 1944/45”, punim i botuar në revistën shkencore “Gjurmime albanologjike” që është seria e shkencave historike, 36 – 2006, ku shihet më së miri tragjedia e ndodhur në këtë qytet me rrethinë në vitet e lartshënuara. Dhe, autori në këtë punim na përkujton edhe njëherë këtë tragjedi me shumë të dhëna të kësaj “ngjarjeje” para 64 vjetësh më parë. Pra, sivjet bëhen 64vjet kur ka ndodhur kjo tragjedi e tmerrshme në Gjilan, e cila, siç ka pohuar autori në fjalë, “ka qenë njëra ndër makabret në historinë e popullit shqiptar të Rajonit të Anamoravës”. Kjo tragjdi pati shumë pasoja në njerëz, sidomos në popullatën shqiptare, e cilët u likuiduan apo u masakruan në vitet 1944/45. Kjo “ngjarje” e tmerrshme nuk harrohet kurrë në popull tonë, për faktin se, ngjau gjenoci i paparë në.

popullin e pafajshëm dhe të pambrojtur shqiptar në trojet e veta stërgjyshore. Sepse, kjo kohë ishte e njohur nga popullata si “kohë” që ka zhdukur shqiptarë, që ka vrarë e masakruar pa dëshmi, por është e njohur edhe për faktin tjetër se, në emër të një të ashtuquajture “nacionalçlirimtares” dhe të “luftës që është zhvilluar kundër bashkëpunëtorëve të okupatorit” , tek masa popullore shqiptare filloi jo vetëm arrestimet e mëdha, plaçkitjet e pasurive të tyre, por në masë të madhe ky popull pësoi tortura dhe shfaroje fizike, vetëm së ishin shqiptarë dhe të pafajshëm gjer në fund. Këto “vepra” kriminale i bënin pa asnjë procedurë të rregullt, si nga OZN-a, por edhe nga grupet çetnike serbe, madje edhe nga të quajtur njësi partizane të asaj kohe jo aq të largët. Kështu, autori A. Selemani, shton: “Gjatë asaj kohe, në qytetin e Gjilanit merren për t’u likuiduar njerëz të zgjedhur”. Pra, politika gjenecidale ka bërë edhe zgjedhjen jo vetëm të personave kundërshtarë, por edhe të disa familjeve të njohura, të cilat u rrinin kundër regjimit të asaj kohe. Këto familje ishin sipas tyre “armike”. Por, ndiqeshin me të madhe figurat e njohura të çështjes kombëtare, të cilët e luftuan kurdoherë regjimin kriminel e barbar serb. Vitet e hershme, 1941/44, janë vite shumë të rënda për popullin shqiptar në Anamoravë të Gjilanit. Pothuaj, në çdo mes, ku është bërë dhunë e paparë nga forcat e errta serbe, populli është munduar të bëjë rrezistencën e vet me mënyra të ndryshme. Pati luftëtar që nuk iu frikësuan dot armikut, ndonëse ishte shumë herë më i fortë se forcat tona liridashëse. Një pjesë e historisë së hidhur është edhe në fshatrat afër kufirit me Serbinë. Shqiptarët e kësaj ane kurrë nuk janë dorëzuar vrastarëve të zinj. Përkundrazi. Me kundërshtarin e kohës, ata kanë luftuar gjer në minutat e fundit të jetës. Po kështu, i kësaj ane është edhe luftëtari i njohur, Nazif Rrahmani, i cili ka një histori të veçantë e të lavdëruar në jetë. Por, nga shkaku, se nuk kanë mundur të hulumtohet atë kohë më shumë, se ishte regjimi i egër serb, djali i tij, Ramiz Nazifi, 71-vjeçar, nga fshati Përlepnicë e Gjilanit, ditë më parë na solli një shënim, në të cilin bëhet fjalë për babain e tij Nazif Rrahmanin, i cili u dallua si luftëtar i denjë për çlirimin e teritorit të Kosovës nga thurdra krimilanel e okupuesit serb. Janë këto rrëfime të tij, të cilat janë dëshmi e gjallë që flasin heroizmin e pashoq të babati të tij, i cili, në luftë për liri, ai vritet nga forcat serbe. Ramiz Nazifi është nip i Mulla Idrizit. Nëna e tij, Kandengjik, ishte motra e Mulla Idriz – Gjilanit, e cila është më e re se i vëllau i saj Idriz Gjilani. E, Nazifi ishte dhëndër i Mulla Idrizit, i cili shkoi gjurmave të këtij patrioti të shquar të kauzës sonë kombëtare shqiptare. Nazif Rrahmani është i lindur më 1904 në fshatin Përlepnicë të Gjilanit. Baba i tij ishte Rrahman, ndërsa nëna Kadishe, nga Pogragja. Mësojmë se Nazif Rrahmani ishte luftëtar nga viti 1941. Ai qe njeri atdhedashës i madh i popullit tonë. Të keqen Nazifi kurrë nuk e pranoi. Shih për këtë, ai bie në konflikt përherë me regjimin e atëhershëm serb. Ai, atë kohë, luftoi për kufirin e Kosovës. Siç mësojmë nga shënimet e djalit të tij, Ramizit, “kufiri i Kosovës atë kohë ka qenë ndërmjet dy fshatrave Sfircë. Kështu, Sfirca e jashtme, nga lindja, ka qenë teritor i Serbisë, ndërsa Sfirca e brendshme ka qenë, në përëndim, teritor i Kosovës. Dhe, ndërmjet dy Sfircave ka ekzistuar guri që e ka ndarë Kosovën me Serbinë. Djali i tij, Ramiz sot shton edhe këto të dhëna: “Babai im, Nazifi, gjithmonë ka qenë i armatosur. Nuk ka ndejtur asnjëherë pa te. Ai me shumë shokë të tjerë, ka dalë në kufi për të luftuar me forcat serbe. Luftoi që të mos hynë barbarët serbë në Kosvoë, për faktin se bënin dhunë mbi popullsinë shqiptare. Kur është dalë në Kitkë dhe Velegllavë, forcat serbe sapo kanë hyrë në teritorin e Kosovës. Nazifi qe luftëtar i denjë i pushkës, i cili mori pozitën afër një guri dhe filloi të luftojë me armë kundër forcave serbe. Ndërkohë, atij i vjen në ndihmë Imer Zejnullahu nga fshati Përlepnicë. Këtu lufton disa orë, ku i bën rrezistencë ushtrisë çetnike serbe. Por, në një moment, Imerin e rrok plumbi mu në kokë dhe vdes. Ai varroset me nderime të mëdha në fshatin Hogosht, më 1942. Imer Zejnullahut, edhe sot i gjendet varri se ku është pajetë. Por, më vonë, ushtria serbe e kalon kufirin e Sfircës dhe hyn në Kosovë. Mirëpo, duke parë rrezikun nga kjo ushtri barbare, vullnetarët shqiptarë organizohen për të bërë rrezistencë forcave serbe, ku në ndihmë u ka ardhur Shefqet Kapetani nga Drenica me ushtrinë e tij. Aty ka qenë edhe Qamil Bajrami, nga fshati Përlepnicë. Serbët i kanë zënë pozitat më të përshtatshme të Kosovës, mirëpo Nazif Rrahmani, i armatosur, si thotë Ramiz Nazifi, përherë me pushkë e bomba, fillon për t’iu afruar pozitave serbe. Mirëpo, Qamil Bajrami, edhe në atë moment të vështirë lufte, ka shtuar:”Ja, çfarë luftëtari kemi ne. Shihni çka ju bën çetnikëve serbë!”. Ai, Nazifi, afrohet dhe ua hedh bombat në pozitat e tyre, të cilët, nga tmerri serbët bërtasin dhe i lëshojnë pozitat e veta duke ikur për Marevc.