Jump to content

Ndarja e sistemeve operative

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

sistemeve operative sipas Tanenbaum (2007) janë të ndarë në disa lloje :

  • Mainframe sisteme operative – sistemet operative për mainframe kompjuterët janë më së shumti të orientuara kah përpunimi i më shumë proceseve në të njëjten kohë, nga të cilat pjesa më e madhe kërkojnë sasi të madhe të proceseve Hyrëse/Dalëse (zakonisht u referohemi shkurtimisht si I/O, Input/Output). Ato zakonisht ofrojnë tre lloje të shërbimeve: batch, procesim të transakcioneve dhe shfrytëzim kohor të ndarë.
  • Sisteme operative për serverë - ato punojnë në serverë dhe shërbejnë për të qasur më shumë shfrytëzues përnjëherë nëpërmjet rrjetit dhe u mundëson shfrytëzuesve t’i ndajnë resurset hardverike dhe softuerike. Serveri mund të mundëson shërbim të printimit, manipulim me skedarë dhe web servise, midis të tjerave.
  • Sisteme operative për multiprocesorë - që të zmadhohet fuqia e kompjuterit është e nevojshme të lidhen më shumë procesorë në një sistem të vetëm. Varësisht nga ajo sa preciz janë të lidhur dhe çka është e ndarë mes tyre si resurs, këto sisteme quhen kompjuterë paralel, multikompjuterë ose multiprocesorë. Ato kërkojnë sistem operativ të veçantë, por shpesh këto janë variacione të server sistemeve operative.
  • Sisteme operative per kompjuterë personal (PC) - puna e tyre është që të mundësojnë ndërfaqe (interfejs) të mirë për një shfrytëzues. Ato janë gjërësisht të shfrytëzuar për përpunim të tekstit, kalkulacioneve tabelare dhe qasje në Internet. Më të popularizuar sot janë Windows, Macintosh, Linux, etj.
  • Sisteme operative në kohë reale (Real Time) - këto sisteme karakterizohen në atë se e kanë kohën si parametër kyç. Shembull, në sistemet procesuale industriale për kontrollë në kohë reale, kompjuterët duhet të mbledhin të dhëna në lidhje me procesin e prodhimit dhe e shfrytëzojnë për kontrollë të makinave në fabrikë. Shpesh ekzistojnë afate strikte të cilat duhet të përmbushen. Shembull, nëse një automobil lëviz në lentë për t’u montuar, disa aktivitete duhet të ndodhin në pjesë të sakta dhe më parë të caktuara të kohës, nëse për ngjitje roboti ngjit më herët ose më vonë, automobili do të jetë me defekte. Nëse veprimi në mënyrë absolute duhet të kryhet në moment të caktuar (ose në afat të caktuar) flasim për sistem strikt në kohë reale. Lloj tjetër i sistemit në kohë reale është sistemi i butë (soft) në kohë reale, në të cilin, nëse nuk arrihet, në mënyrë të përkohshme afati i fundit, kjo është e pranueshme. Sistemet multimediale dhe audio dixhitale përfshihen në këtë katëgori. VzWorks dhe QNX janë të njohura si sisteme operative në kohë reale.
  • Sisteme operative të ngulfatura (embedded) - sistemet operative të ngulfatura punojnë në kompjuterë, të cilat kontrollojnë pajisje të cilat kryesisht nuk mirren si kompjuterë, siç janë telëvizorët, furrë në mikrovalë dhe telefona celularë. Këto shpesh kanë karakteristika të sistemeve në kohë reale, por gjithashtu kanë madhësi, memorje dhe mbushje kufizime të cilat i bëjnë të veçanta. Shembuj për sisteme operative të tillë janë PalmOS dhe Windows CE (Elektronike).
  • Sisteme operative për pajisje mobile – gjithashtu të njohur si sisteme operative mobile ose platforma mobile, parqet sistem operativ i cili e kontrollon pajisjen mobile dhe informacionet në princip të ngjashëm si sistemi operativ për kompjuterët personal si Windows, Mac OS ose GNU/ LINUX, i cili i kontrollon desktop kompjuterët ose laptopët. Ato janë momentalisht në zhvillim mjaft të shpejtë, ndërsa në shumë verzione janë me përkrahje për WI-FI dhe konekcion lokal, formate multimediale për njësi mobile dhe metoda dhe përkrahje për teknologji të ndryshme të transferit të informatave. Shembuj tipik të pajisjeve të udhëhequra nga sisteme operative mobile janë Smartphones, asistentë personal dixhital (PDA pajisjet), tablet kompjuterët dhe njësi tjerë informatike, ose siqë ndonjëherë u referohet si pajisje të mençura të cilat gjithashtu mund të përfshijnë edhe sisteme të ngulfatura, ose pajisje tjera mobile.
  • Sisteme operative per kartela inteligjente (Smart Card) – sistemet operative më të vogla punojnë me smart kartela, të cilat janë me madhësi të kartelës kreditore dhe përmbajnë çip të procesorit. Ato kanë fuqi të procesorit shumë të dobët dhe kufizime memorike. Disa prej tyre mund të kryejnë vetëm një funksion, siç janë pagesat elektronike, mirëpo mund të kryejnë më shumë funkcione në të njëjtën smart kartelë.

Andrew S. Tanenbaum (2007), Modern Operating Systems (3rd ed.), Prentice Hall; 3 edition (December 21, 2007), ISBN 0136006639

William Stallings (2009), Operating Systems: Internals and Design Principles (6th ed.), Prentice Hall, 6 edition (April 19, 2008), ISBN 0136006329

William S. Davis, T.M. Rajkumar (2005), Operating Systems: A Systematic View (6th ed.), Publisher AdisonWesley, Inc.2005 (2005), ASIN: B0047T9K8S

COFFMAN, E.C., ELPHICK, M.J., and SHOSHANI, A.: “System Deadlocks,” Computing Surveys, vol. 3, pp. 67–78, June 1971.

COMER, D.: Operating System Design. The Xinu Approach, Upper Saddle River, NJ: Prentice Hall, 1984.

EL GAMAL, A.: “A Public Key Cryptosystem and Signature Scheme Based on Discrete Logarithms,” IEEE Trans. on Information Theory, vol. IT-31, pp. 469–472, July 1985.

ELLIS, C.S.: “The Case for Higher-Level Power Management,” Proc. Hot Topics in Operating Systems VII, IEEE, pp. 162–167, 1999.

ENGLER, D.R, GUPTA, S.K., and KAASHOEK, M.F.: “AVM: Application-Level Virtual Memory,” Proc. Hot Topics in Operating Systems V, IEEE, pp. 72–77, 1995a.

HAUSER, C., JACOBI, C., THEIMER, M., WELCH, B., and WEISER, M.: “Using Threads in Interactive Systems: A Case Study,” Proc. 14th Symp. on Operating Systems Principles, ACM, pp. 94–105, 1993.

HAVENDER, J.W.: “Avoiding Deadlock in Multitasking Systems.” IBM Systems Journal, vol. 7, pp. 74–84, 1968.

MEDINETS, D.: UNIX Shell Programming Tools, New York, NY: McGraw-Hill, 1999.

MELLOR-CRUMMEY, J.M., and SCOTT, M.L.: “Algorithms for Scalable Synchronization on Shared-Memory Multiprocessors,” ACM Trans. on Computer Systems, vol. 9, pp. 21–65, Feb. 1991.

MERCER, C.W.: “Operating System Support for Multimedia Applications,” Proc. Second Int’l Conf. on Multimedia, ACM, pp. 492–493, 1994.

MILLER, F.W.: “pk: A POSIX Threads Kernel,” FREENIX Track: USENIX Annual Technical Conference, USENIX, pp. 179–182, 1999.

MILOJICIC, D.: “Operating Systems: Now and in the Future,” IEEE Concurrency, vol. 7, pp. 12–21, Jan.-March 1999.

SATYANARAYANAN, M., HOWARD, J.H., NICHOLS, D.N., SIDEBOTHAM, R.N., SPECTOR, A.Z., and WEST, M.J.: “The ITC Distributed File System: Principles and Design,” Proc. of the Tenth Symp. on Operating System Prin., ACM, pp. 35–50, 1985.

SAVAGE, S., BURROWS, M., NELSON, G., SOBALVARRO, P., and ANDERSON, T.: “Eraser: A Dynamic Data Race Detector for Multithreaded Programs,” Trans. on Computer Systems, vol. 15, pp. 391–411, Nov. 1997.

SCALES, D.J., and GHARACHORLOO, K.: “Towards Transparent and Efficient Software Distributed Shared Memory,” Proc. 16th Symp. on Operating Systems Principles, ACM, pp. 157–169, 1997.

STETS, R., DWARKADAS, S., HARDAVELLAS, N., HUNT, G., KONTOTHANASSIS, L., PARTHASARATHY, S., and SCOTT, M.: “Cashmere—2L Software Coherent Shared Memory on a Clustërëd Remote-Write Network,” Proc. 16th Symp. on Operating Systems Principles, ACM, pp. 170–183, 1997.

STEVENS, W.R.: Advanced Programming in the UNIX Environment, Reading MA: Addison-Wesley, 1992.

STOLL, C.: The Cuckoo’s Egg: Tracking a Spy through the Maze of Computer Espionage, New York: Doubleday, 1989.

STONE, H.S., and BOKHARI, S.H.: “Control of Distributed Processes,” Computer, vol. 11, pp. 97–106, July 1978.

TAI, K.C., and CARVER, R.H.: “VP: A New Operation for Semaphores,” Operating Systems Review, vol. 30, pp. 5–11, July 1996.

TALLURI, M., and HILL, M.D.: “Surpassing the TLB Performance of Superpages with Less Operating System Support,” Proc. Sixth Int’l Conf on Architectural Support for Programming Languages and Operating Systems, ACM, pp. 171–182, 1994.

TALLURI, M., HILL, M.D., and KHALIDI, Y.A.: “A New Page Table for 64-bit Address Spaces,” Proc. 15th Symp. on Operating Systems Prin., ACM, pp. 184–200, 1995.

TANENBAUM, A.S.: Operating Systems: Design and Implementation, Upper Saddle River, NJ: Prentice Hall, 1987.

TANENBAUM, A.S.: Computer Networks, Upper Saddle River, NJ: Prentice Hall, 1996.

TANENBAUM, A.S., VAN RENESSE, R., VAN STAVEREN, H., SHARP, G.J., MULLENDER, S.J., JANSEN, J., and VAN ROSSUM, G.: “Experiences with the Amoeba Distributed Operating System,” Commun. of the ACM, vol. 33, pp. 46–63, Dec. 1990.

TANENBAUM, A.S., and VAN STEEN, M.R.: Distributed Systems, Upper Saddle River, NJ: Prentice Hall, 2002.