Ndihmë:Si hapet një llogari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Këtu poshtë shpjegohet si mund të hapni një llogari (të regjistroheni) në WikipediaShqip:

Shtypni te lidhja (link) që tregohet në fotografi, që ndodhet në çdo faqe të Wikipedia-s.
Kjo është faqja e hapjes së llogarisë, ka disa fusha që duhet të plotësohen.
1. Në këtë fushë fusni një nofkë (username) të cilin do ta përdorni më tutje në Wikipedia.
2. Në këtë fushë fusni një të ashtu quajtur "fjalë kalimi", të cilën duhet ta mbani mend
3. Përsëritni fjalë kalimin
4. Kjo fushë është për personat që dëshirojnë paraqitjen e adresës së postës elektronike që përdorin
5. Nëse e harkoni fushë-kutin, nuk keni nevojë të plotësoni formularin e hyrjes gjatë vizitës së ardhshme. (Kjo vlen nëse shfletuesi që përdorni e ka mbajtur mend nofkën dhe fjalë kalimin)
6. Fjalën e shënuar duhet ta fusni në këtë fushë (kujdes! fjala duhet të jetë e përpiktë, mos i humbni shënimet)
7. Pasi të keni plotësuar fushat e nevojshme shtypni kutinë e etiketuar Hap një llogari e cila do të paraqes faqen Hyrje me sukses dhe me këtë mund të redaktoni seksionet dhe të ngarkoni fotografi e skeda.
8. Nyja Hyni është për përdoruesit që e kanë një llogari në Wikipedia