Ndotja e ajrit në Kosovë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë



Ndotja e ajrit në Kosovë gjatë viteve të fundit ka qenë njëra ndër problemet kryesore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës Arkivuar 21 tetor 2017 tek Wayback Machine, shkaktarët kryesor të ndotjes janë industria, transporti dhe lëndët djegëse. Sa i përket ndotjes nga lëndët djegëse, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor e Kosovës përmes përfaqësuesve së vetë në vitin 2017,në një emision televiziv ka ndalur në njëfarë mënyre përdorimin e thengjillit si lëndë djegëse.[1]Gjatë vitit 1988 nga automjetet janë liruar rreth 1066 tonë SO2. Nga kjo mund të themi se Kosova hyn në dhjetë vendet me shkallë të lartë te ndotjes së ajrit.Sipas Indeksi i Cilësisë së Ajrit(AQI)Prishtina me 28.01.2017 ka qenë vendi më i ndotur në botë. [2] Kosovë zhvillimi ekonomik nuk ka shkuar në përpjestim të drejt edhe me masat mbrojtëse kundër ndotjës. Ndërkohë që shumë fabrika kanë filluar punën, nuk është marrë asnjë masë për mbrojtjen e ajrit.[3]

Burimet e ndotjes në Kosovë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Si burime të ndotjes konsiderohen:

  • Termocentralet (Kosova A dhe Kosova B)
  • Mihjet sipërfaqësore të linjitit në Obiliq
  • Kompleksi industrial në Mitrovicë
  • Industria e përpunimit të metaleve, jometaleve dhe materialeve kimike
  • Ferronikeli në Gllogovc
  • Fabrika e çimentos "Sharrcem" në Han të Elezit
  • Industria e materialit ndërtimor
  • Industria e drurit
  • Industria e letrës
  • Industria e tekstilit
  • Industria e lëkurë - këpucëve
  • Industria e gomës
  • Industria ushqimore
  • Veprimtaria grafike
  • Sistemet për ngrohje qendrore (Prishtinë, Gjakovë dhe Mitrovicë)
  • Prodhimi i bazës së asfaltit
  • Transporti rrugor, hekurudhor dhe ajror
  • Deponitë urbane dhe industriale[4]

Statistika mbi ndotjen e ajrit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas Institutit Hidrometorologjik të Kosovës Arkivuar 14 qershor 2018 tek Wayback Machine që nga viti 2014 ndotja e ajrit në Kosovë po shkon duke u rritur saqë në disa raste ka kaluar edhe vlerat e lejueshme.Të dhënat në tabelen vijuese tregojnë se në vitin 2015 kishte rreth 73 raste te kalimit të normes së lejuar,ndërsa në vitin 2016 rreth 53 raste. Kjo tregon për një përmirsim të madhë nga viti 2015 deri në vitin 2016.

Vitet 2015 2016
Nr.i diteve brenda vitit 73 dite 53 dite
Nentor 20 dite 10 dite
Dhjetor 23 dite 21 dite
Janar Nuk ka te dhena 19 dite
Mesatarja vjetore PM2.5 30.18 27.81
Mesatarja vjetore PM10 40.38 30.0

Vetem gjatë tre muajve nëntor,dhjetor te vitit 2016 dhe janar te vitit 2017 janë regjistruar 43 raste te tejkalimeve të normave të lejuara. Kjo paraqet se njëri ndër ndotësit me të mëdhenj është thengjilli. Sipas statistikave të nxjera nga po ky institut[5] ,qyteti me cilësin më të dobët të ajrit është Obiliqi,për shkak të termocentralit që gjendet aty.

Mesatarja mujore e ndotjes së ajrit në disa qendra të Kosovës
Kategoria Vendi Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor
PM10 VMDL/VMVL 50/40 mikrogram/=m3 te lejuara 35 dite/vit IHMK 77.6 18.3 10 20.5 19.4 20 21 18 20 26 34 73.3
Rilindje * * * 3 18.1 22.1 23.3 20.3 2.7 18.2 39.5 79.2
Drenas 33 33.6 55.6 7.83 23.6 2.7 3.1 4.1 4.9 3.2 4.5 23.3
Prizren * * * * * * 26.8 * * 22.1 45.6 60.9
Hani i Elezit * 38.1 36.1 23.9 * 28.5 25.4 22.7 25.9 20.3 42.5 56.6
Gjilan 56.9 45 43 * * * * * * * * *
Obiliq 113 44.02 42.78 38 23 21 * * * 82 53.9 88.7
Palaj * * * 3.3 * * * * * * * *
VMLV PM2.5 25mikrogram/=m3 IHMK * 14 3 11 10 11 10.11 9.3 11 18 27 65.9
Rilindje * * * * 7.8 13.1 12.8 10.9 13.6 21.4 31 70.1
Drenas 19.2 28.2 11 4 * 9.1 8.2 7.8 9.7 16.3 24.7 60
Prizren * * * * * * 11.9 * * 18 32.1 41
Hani i Elezit * 5.3 3.23 1.5 1.6 8.3 10.5 8.4 9.8 7.7 11.3 12.8
Gjilan 17 16.5 13 * * * * * * * * *
Obiliq 105.86 33.9 31.85 19 13.7 10 * * * 26.5 46 82.1
Palaj * * * 3 1.8 * * * * * *

*IMHK = Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës

Ndikimi i ndotjes së ajrit në shëndet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Organizata Botrore e Shëndetsis(OBSH) ka dal me raport se Kosova është vend i rrezikuar sa i përket ndotjes së ajrit. Nga ndotja e ajrit në Kosovë hasim sëmundje afatgjate dhe afatshkurte. Tek sëmundjet afatgjate më të hasura janë sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore. Ndersa tek sëmundjet afatshkurtre më të hasurat janë teshtitja, kollitja, gëlbaza, infeksionet e traktit respirator etj. [6] Shkalla e mortalitetit në Kosovë është 0.6% (6 në 1000 banorë)

Termocentralet si burime të ndotjes së ajrit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një nder burimet kryesore te ndotjes së ajrit në Kosovë janë termocentralet Kosova A dhe B.Njëra ndër arsyet kryesore që këta dy cilsohen si ndotetsit me te medhenj jan se perdorin teknologji të vjeter dhe mjete djegse per te krijuar energji elektrike dhe nuk kan masa mbrojtse si per zvoglimin e ndotjes se ajrit si psh.filterat.

Obiliq













Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]