Ndue Mëhill Logu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Ndue Mëhill Logu Ka lindur më 8 maj 1940 në Brashtë të Dukagjinit. Ka mbaruar Shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej”, e më pas për pilot helikopteri në ish-Bashkimin Sovjetik. Ka kryer detyra të ndryshme si pilot me Klasin Dytë, deri komandant skuadrilje e Zëvëndëskomandant Regjimenti. Në vitin 1983 mbaroi studimet në Akaeminë e Mbrojtjes, pas së cilës u emërua Shef Armatimi për repartin. Vdiq në krye të detyrës me 13 shtator 1986 gjatë drejtimit të qitjeve me granata dore, ku u hodh mbi një granatë për të shpëtuar jetën e të pranishëmve në poligon. Me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 258, datë 22.04.1996 është shpallur “Dëshmor i Atdheut”. Prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë.