Nehat Daci
NEHAT DACI u lind me 23 shtator të vitit 1955, në fshatin Grevë të Peshkopisë.
Arsimin fillor dhe tetëvjeçar e kreu pranë shkollës 8-vjeçare në Grevë. Në vitin 1969-1973 mbaroi shkollën e mesme të përgjithshme “8 Nëntori” Peshkopi. Në vitet 1973-1976 ka kryer Institutin Lartë e Pedagogjik “Luigj Gurakuqi” në Shkodër në degën Biologji Kimi. Punoi në institucionet shtetërore 38 vjet (1976-2014). Për herë të parë punën e filloi në vitin 1976, si mësues në Shkollën e Mesme të Bashkuar Zall Rec, pastaj në Melan, Grevë, në qytetin Peshkopi, Tiranë, Durrës. Për 28 vjet punoi në arsim: 5 vjet si mësues dhe 23 vjet si drejtues shkollash (4 vjet në Zall-Reç, 8 vjet në Melan, 8 vjet në Grevë dhe 3 vjet si zv/drejtor në shkollat “D. Gashi” e “S. Alliu" të qytetit Peshkopi). Për dy vite ka punuar pranë Këshillit të Qarkut Dibër. Për 4 vite (2006-2010) ka punuar si drejtues i Entit Social Kulturor të Ushtrisë dhe i Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë Tiranë, institucione të Ministrisë së Mbrojtjes.
Në vitet 2010-2014 ka punuar në Agjencinë Rajonale të Mjedisit Durrës.
Ka kryer një sërë kualifikimesh brenda dhe jashtë Shqipërisë në fushën e arsimit, pushtetit lokal dhe mjedisit. Për dy vite drejtoi dhe botoi “Gazetën e Qarkut Dibër”, organ i Këshillit të Qarkut Dibër (2004-2006).
Ka botuar shkrime e artikuj të ndryshëm në shtypin lokal
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]"Greva e Dibres" botimet M&D