Jump to content

Neo Bomberman

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pamje nga loja.

Neo Bomberman (shqip Bombermeni i ri) është një lojë arcade e llojit labirint, zhvilluar dhe prodhuar nga Hudson Soft në vitin 1997 për Hardwerin Neo-Geo.

Loja ishte e dyta e këtij titulli që prodhohej për hardwarin Neo-Geo së bashku me Panic Bomber. Megjithatë loja ndan ngjashmëri më të mëdha me lojën tjetër arcade Dynablaster.

Historia e lojës nuk është shumë e qartë. Dihet saktë vetëm që disa nga personazhët e universit të Bomberman, janë rrëmbyer nga një forcë e panjohur dhe i takon Bombermanit të bardhë dhe të zi t'i shpëtojnë.

Mënyra e të luajturit në Neo Bomberman është tipike e lojrave labirint.

Modaliteti me Një Lojtar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Loja mund të luhet nga dy lojtarë (bombermani i bardhë (1P) dhe ai i zi (2P). Dy butona kryejnë të gjitha funksionet në tërësi, vendosjen dhe shpërthimin e bombës (në rast se lojtari zotëron bombën me komandë), hedhjen e bombës nga një cep në tjetrin etj. Gjatë një niveli lojtari mund të mbledhë bonuse që shtojnë numrin e bombave që mund të vendosen (në fillim lojtari zotëron vetëm një të tillë), zgjatjen e rrezes së bombës, 1UP shton një mundësi më shumë si edhe shpejtësinë e Bomberman-it që komandohet. Gjatë një niveli lojtari mund të ndihmohet edhe nga një bomberman tjetër i komanduar nga kompjuteri në se shpërthen kafazet aty rrotull. Këto cilësi të fituara gjatë një niveli, ruhen gjatë nivelit tjetër.

Në modalitetin kundra (vs. ose battle mode), një ose dy lojtarë ndeshen me njëri tjetrin kundra dy ose më shumë lojtarëve të kontrolluar nga kompjuteri. Gjatë lojës lojtari mund të marrë bomba, rreze, shpejtësi etj. për të arritur qëllimet e tij. Këto cilësi të fituara gjatë një niveli, humbasin krejtësisht gjatë nivelit tjetër. Ka gjithësej 10 nivele të tilla. Në këtë modalitet, lojtari mund të zgjedhë midis 12 lojtarëve të ndryshëm.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]