New Kosova Report

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

New Kosova Report është organ medial informativë në internet i themeluar për të adresuar mungesën e lajmeve nga Kosova për publikun e gjerë ndërkombëtarë. Faqja niset nga parimet se interneti është mediumi më i lirë dhe më i përshtatshëm për shpërndarjen globale të lajmeve nga Kosova.

New Kosova Report është projekt jo-fitimprurës dhe i pavarur i një grupi studentësh kosovar.

Përmbajtja e faqes është e tëra në anglisht dhe kombinon lajme të zgjedhura me interes për publikun ndërkombëtarë si dhe analiza dhe opinione nga njohësit më të mirë të situatës në Kosovë dhe rajon. Mediumi mbledhë rreth vete edhe studiues të fushave të ndryshme, të cilët komentojnë rregullisht në tema që prekin Kosovën.

Struktura e Faqes[redakto | përpunoni burim]

Faqja ndahet në këto seksione: Politikë, Vështrime dhe Analiza, Biznes dhe Ekonomi, Shoqëri, Kulturë dhe Sport dhe Regjion.

Suksesi[redakto | përpunoni burim]

Faqja është rekomanduar nga mediume me renome ndërkombëtare si NYTimes.com dhe Economist.com.

Lidhje te jashtme[redakto | përpunoni burim]