Nexhadi Kuqi
Appearance
Ulind në fshatin Kotlinë, më 31 mars të vitit 1968, nga i ati Feridi dhe e ëma Sherife Kuçi. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Ishte nxënës i shkëlqyeshëm dhe gjithmonë dallohej nga të tjerët. Rrjedh prej një familjeje, nga e cila kishte trashëguar dashurinë për lirinë e të gjitha trojeve shqiptarei,shte bir i një familjeje fshatare me një traditë patriotike. Rrjedh nga një familje me traditë të pasur si në aspektin kulturor, patriotik ashtu edhe në atë atdhetaro-kombëtar, thjeshtë rrjedh nga familja e cila kurrë s’pranoj ligjet anti-shqiptare. Gjyshin e Izahir Kuçi e kishin vrarë pushtuesit sllavo-komunistë qysh më 1945 për ide atdhetare e kombëtare. Gjate historise qindvjeçare te popullit tone,rajoni i Kotlinë dhe veçmas te eshte i njohur per lufera te rrepta kunder pushtuesve te ndryshem. Nexhadiu nuk mund t`i vazhdonte mesimet e shkollës së mesme për shumë arsye. Si bashkëkohanikët e tij, edhe Nexhadiun e mundonte shumë moszgjidhja e problemit të Kosovës, që po renkonte nën këmbë të shkaut. Edhe fshati Kotlinë e Kaçanikut ka dhënë mjaft luftëtar për çlirimin e Kosovës. Ai, si nëj njeri me zemër të çeliktë, me armën e tij personale që e kishte blerë pikërisht për këtë ditë, u vërsul në front dhe ra në vijën parë të luftës çlirimtare, ra për të mos vdekur kurrë e për jetë. U rilind për Kosovën nënë. Nexhadiu e deshti me shume lirinë se jetën, e deshti me shume atdheun se veten nuk pati forcë që ta ndalte, ndaj ai iu bashkangjit shokëve të tij me një krenari të rrallë. Këtë dëshirë e kishte edhe me parë. Atë natë u entuziazmua tepër dhe marshoi me luftatërat e lirisë. Dalja ne skene e Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, do te beje qe shume djem e vajza te radhiten nen emblemën e kësaj ushtrie te lavdishme. Nder ta ishte edhe, Nexhadi Kuçi djalë i ri dhe shume modest qe me veprën e tij do t'ia ngrite lavdinë familjes, Kuçi UÇK-së dhe do te behet krenaria e Kombit. Nexhadiu shquhet në këtë kohë si organizues dhe zbatues i shkëlqyeshëm i sulmeve guerile ndaj forcave serbe në Kosovë, po veçanërisht në rajonin e Kaçanikut. Me shtrirjen e luftës në viset e shumta të Kosovës, po ashtu edhe në trevën e Kaçanikut, Nexhadi Kuçi ishte ftuar ndër të parët në radhët e UÇK-së dhe ai iu përkushtua me zemër e me shpirt kësaj lëvizjeje çlirimtare. Edhe në aktivitete patriotike ishte i palodhshëm. Kur shpertheu lufta në Kosovë, Nexhadiu tashmë ishte bërë figurë e një luftëtari të sinqert për lirinë e Kosovës. Ishte trim për shtëpi, për liri dhe për pavarësi. Bashkëpunoi me të gjithë luftëtarët dhe idhtarët e UÇK-së. Në momentin kur atdheu duhej mbrojtur me armë, Nexhadi Kuçi qysh me ne vitin 1998 filloi me ket proces dhe me ket çeshtje te rendesishme kombetare njeher filloi te furnizoi financiarishte luftaret dhe bashkëluftarët e tijëNexhadiu ishte i guximshëm në luftë. Ai vendosi që gjithçka qe ju deshte UÇK-së te japë. Dhe me veprat e tije te paharuara ai u pelqente edhe nga bashkeluftetaret e tijë. Kotlina dha shumë dëshmorë të lirisë. Ne mesin e tyre bënë pjesë edhe Nexhadi Kuçi i cili betimin mbi flamur e mbrojti ashtu siç i ka hije trimave të lirisë. Mirëpo, Nexhadiu dhe shokët e tij kultivonin ndjenjat patriotike, ndaj ata prisnin vrullin revolucionar për Kosovën e dashur. Lufta zgjerohej çdo ditë e më tëpër në trojet tona, madje edhe në vetë fshatin Kotlinë. Nexhadiu mori pushkën në dorë dhe u inkuadrua në radhët e UÇK-së, në radhën e ushtrisë më të lavdishme që me luftëtarët e denjë për lirinë e atdheut u bë njëherë e përgjithmonë symbol i lirisë. Nuk kaloi shumë kohë dhe Kotlinës me rrethinë i kanosej rreziku nga pushtuesit serboçetnikë.Nexhadiu e përjetoi ofensivën e madhe të 9 marsit në Kotlinë, ku luftoi heroikisht ballë për ballë me armikun, duke mbrojtur edhe jetën e civilëve, që kishin gjetur strehim në malet e lasht të këtyre anëve. Nexhadiu ishte i palodhshëm, krenar dhe ballëlartë, atdheut ia fali jetën e vet ndaj për shumë breza do të mbetet në kujtesën e pashlyeshme të popullit të vet. Në rrethimin e hekrut që iu bë fshatit Kotlinë me rrethinë, Nexhadiu me zemër çeliku bëri rezistencë heroike. Me 24 mars ne një aksion te guximshëm duke luftuar balle per balle me kriminelet serb bie deshmor për te mbetur YLL I PASHUAR I LIRISË. Liria është me e shtrenjte se çdo gjë tjetër, dëshmoret janë te pavdekshëm, amaneti i tyre është shume i fuqishëm.
Prej zemrës së tij si patriot i paepër dilte gjithë ajo fuqi e madhe për ta mbrojtur truallin e vet të lashtë stërgjyshor. Ai gjatë ofensivës së dytë serbo-çetnike, që ndërmorën barbarët serbë në këto anë, luftoi ballë për ballë me pushtuesit, derisa ra heroikisht në vijën e frontit, më 24 mars 1999. ishte dhe mbeti luftëtar i denjë për idealet e lirisë, që s`e kurseu as jetën dhe la mbresa të një dëshmori që radhitet në altarin e lirisë për një Kosovë të lirë kombëtare-shqiptare. Ishte i palodhshëm në aksionet me bashkëluftëtarët e tij. Posaçërisht brengosej për civilët. Ai ishte krenaria e kombit, udhërrëfyesi i lirisë.Në kryrerjen e detyrës ishte i përpikët dhe besnik, ashtu siç e kishin adet të ishin besnike malet tona gjatë shekujve të historisë sonë të lavdishme kombëtare. Ushtrinë e kreu ne Kroaci dhe kishte marë dipolm të veqant kishte një përvojë të mirë të strategjisë ushtarake, gjithmonë angazhohej me një përkushtim të madh. Ai çdo ditë e më tepër përgatitej për mbrojtjen e atdheut. Meritat e tij ushtarake janë të mëdha. Ai ishte vigjilent dhe sillej me përgjegjësi, duke u bërë shembull se si luftohet në borë e në shi, ai ditë e natë i palodhur, vetëm e vetëm që këmbë shkau të mos shkelë kurrë më në trojet tona dhe ne të behemi zot të vetvetes. ishte luftëtari më i rrespektuar. Me armë në dorë, i papërkulur, si një kështjellë, si malet e Kaçanikut, qëndronte ballëhapur në vijën e parë të frontit. Aty e mbante qëllimi i shenjtë për të cilin edhe ishte nisur, liria e atdheut, për të cilën nuk do të kursente as jetën. Ai shkoi me porosi që lirinë ta ruajmë si sytë e ballit.Pa u lodhur kurrë kishte marrë pjesë në furrnizimin me armë të UÇK-së Ditë e natë nuk pushoi aktivitetin e tij patriotik. Nexhadi Kuçi ne çdo aspekt kontribonte kur vinte ne pyetje çlirimi i Kosovës. Ai së bashku me shumë shokë tjerë zhvillojnë përgatitjet e duhura ushtarake dhe luftarake dhe më pastaj hyjnë në front kundër armikut. Kishte aftesi të medha ushtarake dhe luftarake ku edhe ishte pjestar i brigades 162 Agim Bajrami Kaçanik dhe në fshatin Kotlinë u emrua komandant skuadre. Detyrat ushtarake i kryente me përpikëri dhe gjithnjë ishte vegjilent në punën e tij, Kryente çdo detyrë ushtarake. Vepra e tij nuk do vdes kurrë. Nexhadiu ra për t`u rilindur në historinë tonë të re, të cilën dëshmorët e nderuan me gjakun e tyre. Nexhadi Kuçi Ishte betuar në flamurin kuq e zi dhe betimin e mbrojti me gjak. Nexhadi Kuçi me gjakun e vet hapi një faqe të re në historinë e Kosovës. Nexhadiu dhe të gjithë kotlinasit do të mbeten gurë themeltarë të shtetësisë së Kosovës. Nexhadiu si një patriot i denjë, duke u bërë një luftëtar shembullor i Luftës Çlirimtare të Kosovës, ai do të mbetet një figurë e ndritshme në historinë tonë kombëtare. Nexhadiu është njëri nga trimat e mëdhenjë që sot i mungojnë Kosovës.Nexhadiu dha jetën për Kosovën e lirë e të pavarur. Nexhadiut prej trimëris së madhe stërgjyshore kishte dëshirë dhe deklaronte gjithmon ishte i gatshëm për tu treguar armiqeve se ishte nipi i Izahir Kuçit I cili ishte deshmori i parë i fshatit Kotlinë ne luften e dytë botërore më per ide atdhetare dhe që ishte kundër regjimit sërb 1945.Domethanë kjo familje Kuçi gjithmonë kishte lindur trima për një Komb që kishte nëvojë sikur disa trima të tjerë.Me rastin e rënies së Komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, Nexhadi Kuçi fillon menjëherë pergaditjet dhe bisedat me disa bashkëluftetaret e tijë dhe shiqon vetëm të futet në një çështje kundër regjimit sërb.Nexhadi Kuçi disa herë me radhë iu kishte kunder pergjigjur regjimit serb.Me çdo bashke luftetar te tijë bisedonde ne çdo aspekte vetem per çlirimin e Kosovës dhe disa herë me radhë deklaronte se Kosova kërkon mbështetjen tonëpersonale.Ishte i aftesuar per çdo detyrë ushtarake dhe kishte qen aktive ne çdo zbatim te palint qe ishte i organizuar nga kreret UÇK-së. Nexhadi Kuçi kërkonte çdo armatim te volitshem dhe te pershtatshem ne Kotlinë per krijuar me të vërtet nje ambijent ushtarak dhe luftarak.Nexhadiu ishte me të vërtet nje njëri i lindur ushtarak kishte pamjën ushtarake zëreni ushtarak.Edhe ishte tepër i lëvizshem dhe i hapur me te gjith shokët e tijë.Ishte njohes I shkëlqyeshem i armëve por një pjes e UÇK-së ne fshatin Kotlinë u udhëheq nga Nexhadi Kuçi.Pas vrasjes së komandantit Togut dhe te pergjithshem Milaim Loku me 9 mars 1999.Nexhadi Kuçi emrohet edhe komandan i përgjithshem në Kotlinë.Kudo ishte i mirepritur sepse rridhte nga nje familje patriotike. Nexhadi Kuçi nuk hamendej, fliste pak dhe vendimet qe mereshin,Nexhadi Kuçi kur nuk kthëhehshte prap.Nexhadi Kuqi ishte nje shqiptar i vërtet dhe një njëri human nëj njëri I besës dhe i fjales dhe ishte trim i vertet .D.M.TH.Në dyert e kësaj familje Kuçi gjithmon dulën trima te besës dhe te fjalës per truallin Shqiptar kombëtar qysh më Luften e dyte Botërore, Izahir Kuçi,dhe ne luften e vitin1999 e fitores se çlrimit dhe pavarsis së Kosovës.Ky F.SH. Me emrin KOTLIN(LUMBARDH).Eshte zemra e Grykes Kaçanikut.F.SH . KOTLIN(LUMBARDH) Ka 17 deshmor ushtar ku njeri prej tyre eshte Izahir Kuçi deshmori 1945,Civil jane 15.Nexhadi Kuçi ishte dhe mbeti udher I luftes clirimtare per liri. Ishte një luftëtar i rryer, ndaj me përgjegjësi të plotë, kryente çdo detyrë ushtarake, e veqanarisht atë të komanantit të skuadres të UÇK-së në Kotlinë. Meritat e tij ushtarake janë të mëdha. Ishte një organizator dhe udhëheqës i mire, i cili të gjitha detyrat i kreu me përpikëri, duke i dhënë ndihmë të qmuar luftës sonë çlirimtare, ai u bë shembull se si luftohet dhe mbrohet atdheu nga hordhitë serbe. Në të gjitha aksionet me pushkë në dorë printe i pari para ushtarëve të tij. Nexhadi Kuçi ishte perballuar edhe me nje ofansive tjeter ku kishte qen vetem dhe ariti te ju del ne ball serbve-cetnik,Kishte mare pjes edhe ne F.sh Ivaj edhe ketu ariti tju del ne ball serbve- cetnik,Gjithashtu mori pjes edhe ne ofoansivën e F.Sh Gajre Ku Brigada 162 Agim Bajrami ariti te permbyes shefin e policisë Sërbe. UÇK-Brigada 162 Agim Bajrami,F.sh KOTLIN(LUMBARDH) dhe Dëshmori Nexhadi Kuçi do te mbeten shembull dhe symbol i Lirise dhe Pavarsise se Kosoves.F.SH Kotlinë me trimat dhe heronjet krahasohet si zemer e Grykes se Kaçanikut dhe me ket veper qe bene trimat e saj ajo quhet Kotlinë Kreshike.F.Sh Kotlinë ishte vendi dhe ne ket fshat kishte qen shtabi I pergjithshem i UÇK-së furnizimit te municionit te UÇK-së ne Kacanik dhe ne te gjitha trevat tjera dhe beri shume veprime te medha ne krye me trimat e saj.Nexhadi Kui me trimerin me besnikrin e tij ndaj Kosoves dhe truallit e tije Shqiptar do te ngelet shembulli I se ardhmes. Ai La tre djem pas veti dhe gjithashtu dhe djalin e tije te vogel me emrin e tij NEXHADI. Kjo familje Kuçi brez pas brez e mot, pas moti ariti te jep heronje te medhej si Izahir Kuçi,Nxhadi Kuçi. Kjo familje Kuçi dhe e gjith Kotlina,Kosova do jet krenare ne krye me Izahir Kuçi,Nexhadi Kuçi. Gjysh e nip ran heronje per Kosoven kreshnike.Ne luften e dyte botrore ne vitin 1945 Izahir Kuçi per idej atdhetare dhe me fjalen besa-bes than me qofte i mallkuar gjaku nese I kryje ushtri shkaut.Izahir Kuçi trimerin e trashigoi brez pas brezi.Ameneti I ghyshit Izahir e Nexhadiun e kishte percjell ne çdo vend dhe ne çdo hap.Me 9 mars te vitit 1999 ran dy deshmor dhe bashkeluftaret e Nexhadiut.Milaim Loku,Emerllah Kuçi.Me 24 Mars rane 15 martir dhe 11 deshmor gjithashtu ketij fshati me emrin Kotlin iu shtua edhe nje deshmor i cili ra nethyrjen e kufirit ne Koshare.Deshmoret e Fshatit Kotlinë janë Milaim Loku,Emerllah Kuçi,Nexhadi Kuçi,Izia Loku,Xhemal Kuçi,Mahi Loku,Ismail Kuçi,Cen Loku,Adnan Loku,Sabit Loku,Sabri Loku,Neshat Rexha. Nexhadiu dhe Kotlina,mbetën emra që kurë nuk do të harrohen. Nxhadi Kuçi u radhit në radhët e familjes së dëshmorve të Kosovës krenare,e cila për here të pare përdori me vend pushkën dhe diplomacinë.Nexhadiu kishte ideal kishte të lartë Kombëtar ,ndaj nuk sprasje dot.Nexhadiu ishte sypatrembur që ishte i gatshëm të përballej në çdo çast me armiqët barbar. Nexhadi Kuçi me aftësi të mëdha ushtarake dhe luftarake ofrohet që të Kaloj në radhët e UÇK-së ne zonën e Drenicës. Nexhadi Kuçi donte që ta bëj ndeshjen në vendlindjen më tëdashur të tijë ku kishte lindur dhe ritur me traditat Kombëtare Shqiptare stërgjyshore.Nexhadiu asnjehër nuk nderpreu aktevitetin Kombëtar duke treguar me verpimin e tij se Kosova është vendlindja jonë dhe se ne jemi zot të këtij trualli. Për brezat ai la një kujtim të pashlyer në faqet e historisë kombëtare shqiptare,Nexhadiu punoi dhe veproi për organizimin e UÇK-së në teritorin e Kotlinës,ku nga armiqët barbar ishte quajtur vend furnizimi i armëve në gjith Kaçanikun dhe në zona të ndryshme të UÇK-së. Nexhadi Kuçi si luftëar dhe sypatrembur dhe shpirtë luftarak dallohej në çdo aspekt. Nexhadi Kuçin lufta e gjeti të pregaditur në moralin luftarak.Nexhadi Kuçi ishte i pregaditur për Një Luftë Guerille dhe më aksione dhe shumë përballje me Armikun pushtues. Nexhadi Kuçi me krenari mbante epitetin vigjilent dhe strateg i rallë.Mbi të gjitha Nexhadiu ishte luftarë i rryer për lirinë e Kosovës.Nexhadi Kuçi ishte sypatrembur,nipi i Dëshmorit të parë në Kotlinë. Kjo është trimëria e dëshmuar e Nexhadiut në kohën e duhur që kërkonte atëdheu. Nexhadi Kuçi u radhit në garden UÇK-së Trimave të ciët bën historinë e Kosovës. Puna dhe lufta e këtij dëshmori do të mbeten të paharrueshme e të pashlyeshme në kujtesën e popullit të vet. Ai ra së bashku me shokët e tij luftëtar, që kishin të vetmin ideal- çlrimin e atdheut. Ata ishin krenarë se kishin pasur fatin të radhiteshin në çështjen kombetare, në anën e shqiptarizmit. Nexhadiu frymëzohej me ndjenja të larta patriotike dhe kështu e ndërtonte fiziononminë e një luftëtari të denjë për liri. Nexhadiu lufton me shpirtin e luftëtarit të paepur për liri,Prandaj brezave që do të vijnë do t`u rrefehet me kranari për triamt e lirisë e për trimin Nexhadiun, i cili ra për të mos vdekur kurrë, për të mbetur në kujtesë tek brezat që do të vijnë, që do të shijojnë frytet e lirisë së Kosovës martire e cila me shekuj të tërë ka vuajtur. Më 24 mars 1999, Kotlina me rrethinë ishte rrethuar nga serbo-çetnikët Nexhadiu gjendet në krye të detyrës ushtarake dhe gjithë mundin e dijën ia falë atdheut të dashur – Kosovës martire. Nexhadiu qëndroi heroikisht deri në momentin e fundit, deri më 24 mars të vitit 1999, kur ra në altarin e atdheut.Nexhadiu mori pjesë në çdo hap për çlirimin e Kosovës dhe truallit Shqiptar.Në këto pjesë që mori u dallua në organizimin e tyre.Shpirti luftarak nuk e linte të qetë të shihte Kosovën të robëruar nga pushtuesit Sërbo-Sllavë.Gjithashu simboli i rezistencës Kombëtare Izahir Kuçi qysh më 1945 Sërbve ju kishte thënë se,, unë shkaut nuk i bëj ushtri,,Për Nexhadiun këto fjalë ishin çështja kryesore që të radhitet në radhët UÇK-së .Nexhadiu gjithmonë ishte i gatshëm të tregoj trimërin stërgjyshore.Nexhadiu me zemër çeliku ishte gjithmonë i gatshëm për tu treguar pushusve se Kotlina dhe Kaçaniku është gjallë dhe lufton për lirin e atëdheut.Nexhadiu me trimërin dhe veprën e tijë nderoi Kombin,Flamurin,Gjuhën.Nexhadiu ishte prëgaditur për një luftë që bëhet veç me bura,, Lehte eshte civil me vra Eja te luftojmë ushtar me ushtar Se Adem Jashara ka ende gjall ,,por armiku pushtues bënte një luft dinakë duke i prekur civilët.Marsi, ky muaj që bashkë me stinën më të bukur të jetës, na e sjell edhe kujtimin e amshueshëm për ata që guxuan të mendojnë se çdo njeri i gjallë frymon, por jo çdo njeri që frymon është i gjallë.24 Marsi në Kotlinë do të mbetët një histori e veçantë për heroizmin dhe lavdinë e ushtarëve të lirisë. Ata kanë hyrë në historinë tonë të re, të cilën e ndërtuan me gjak. Këtë vepër të madhe kombëtare arritën ta bënin vetëm dëshmorët si Nexhadiu dhe dëshmorë të tjerë të Kosovës. Jeta e tij do të jetë për rininë tonë një frymëzim e sinjal për veprim për ralizimin e amanetit të dëshmorëve. LAVDI KËTIJ DËSHMORI I QOFTË DHEU I KOSOVËS MARTIRE….