Nexhmi Sejdiu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Prof. Nexhmi Sejdiu, u lind në Pakashticë në vitin 1930. Mësimet fillestare i merr në Besianë (ish-Podujevë), pastaj në Gjimnazin Real shqiptar në Prishtinë e disa vite më vonë kreu shkollën e lartë Pedagogjike dega e artit figurativ po ashtu në Prishtinë. Ai hynë në radhën e mësuesve të gjeneratës së parë pas luftës së II-të botërore. Puna e tij si mësues e pedagog ka qenë vazhdimisht e penguar nga regjimi totalitar. Në vitet 1944-1949 punoi si mësues në Sllatinë të Madhe, pastaj punon në Progjimnazin e Besianës (ish-Podujevës) si arsimtar (1949-1951) ku edhe fillon golgota e vuajtjeve vetëm pse e donte popullin e vet, pse donte arsimimin e tij.