Ngjarjet e Gostivarit
Ngjarjet e përgjakshme të 9 korrikut të vitit 1997, datë kjo e krenarisë së dhimbshme në mbrojtje të flamurit kombëtarë. Pasojat e ngjarjeve të përgjakshme të 9 korrikut ishin tragjike dhe të përgjakshme, u vranë tre shqiptarë, u plagosën mbi 100 të tjerë, u keqtrajtua pa mëshirë çdo qytetarë jo maqedonas që gjendej nëpër rrugë. Pikërisht në këtë datë, qytetarët shqiptarë të Gostivarit organizuan një rezistencë në mbrojtje të përdorimit të flamurit kombëtar, sfidë kjo e cila iu kthye me një forcë të brutale dhe me burgosje të shumta.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Manifestimet e protestës nisën si pasojë e heqjes në orën 1 e 30 të mëngjesit, të datës 9 korrik, të flamurit kombëtar shqiptar nga forcat speciale të policisë maqedonase.
Një akt i tillë i policisë maqedonase është ndërmarrë edhe pse një ditë më parë, më 8 korrik 1997, Kuvendi Republikan miratoi ligjin, përmes të cilit u lejua zyrtarisht përdorimi (kufizuar) i flamujve të “nacionaliteteve”, pra edhe i Flamurit të shqiptarëve.
Dy orë pas heqjes së flamurit, forcat e policisë arrestuan rreth 30 veprimtarë politikë shqiptarë, mes të cilëve kryetarin e Komunës Gostivarit, Rufi Osmani si dhe kryesuesin e Këshillit komunal, Refik Dauti.
Situatë të njëjtë aso kohe pati edhe në qytetin e Tetovës, ku policia kishte ndërmarrë të njëjtin akt të heqjes së flamurit shqiptar. Në Tetovë, ashtu si në Gostivar, ky akt u shoqërua me shkatërrimin nga ana e forcave policore të lokaleve të komunës dhe të pajisjeve që gjendeshin aty.
Pasojat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Udhëheqja e atëhershme e komunës së Gostivarit dhe Tetovës, udhëhiqte përpjekjet institucionale për realizimin e të drejtës së përdorimit të flamurit kombëtar në një ballafaqim të pabarabartë gjashtë mujor me pushtetin qendrorë.
Pas ngjarjeve të 9 korrikut, për të arsyetuar tërë ngjarjen, u organizua procesi gjyqësor i Gostivarit, i cili përfundoi më 16 shtator, 1997. Në këtë proces Gjykata themelore e Gostivarit shpalli fajtorë, kryetarin e komunës së Gostivarit, Rufi Osmani si dhe kryesuesin e Këshillit komunal të Gostivarit, Refik Dauti, duku i shqyrtuar dënime drastike. Ndëshkime pati edhe për kryetarin e atëhershëm të Tetovës, Alajdin Demiri si dhe kryesuesin e këshillit komunal, Vebi Bexheti.
Sot
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ne vitin 2012 u be perkujtimi i kesaj ngjarjeje.
Lidhje te jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]http://www.youtube.com/watch?v=3tOM_xkDA20&feature=share