Nicola Montano

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Nicola Montano, shkrimtar italian.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nicola Montano lindi në Pisticci (Matera) më 16 shkurt 1950. I emëruar në Policinë e Shtetit të Italisë në vitin 1968, numëron dyzet vjet në radhët e saj. Kur ka qenë i ri ka qenë një ish-emigrant në Gjermani. Tashmë në pension. Autor i librit, “Hajdutët e yjeve, histori klandestinësh” ("Ladri di stelle" në italisht), botuar në vitin 2009 nga shtëpia botuese "Edizioni Medusa" në Milano, ku gjendet edhe një kapitull i quajtur "Vlora", dedikuar emigrimit të parë shqiptar në brigjet e Italisë.