Jump to content

Niko Dhrami

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Niko Miço Dhrami u lind më 16 shkurt të vitit 1925 në Çorraj të Sarandës në një familje të njohur për traditat e saja të hershme atdhetare. Ai ka qënë një nga trimat e spikatur të Batalionit IV të Brigadës I Sulmuese Partizane. Kudo që marshoi e luftoi tregoi guxim dhe trimëri. Deri në vitin 1956 shërbeu në radhët e Ushtrisë Popullore si ushtarak, ndërsa më pas, po në radhët e Ushtrisë, punoi si civil.