Shko te përmbajtja

Nikollë Bardhi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Nikollë Bardhi ishte pjesëmarrës aktiv në lëvizjen shqiptare për çlirim në fund të shekullit të XVI e në fillim të shekullit të XVII. Rridhte nga familja e madhe e Bardhajve të Zadrimës.

Nga viti 1594 deri pas vitit 1610, ishte peshkop i Zadrimës. Kryesoi më 1 nëntor 1598 Kuvendin e Zadrimës dhe qe një ndër organizatorët kryesorë të Kuvendit të Dukagjinit 1601-1602. Së bashku me Pal Dukagjinin u përpoq të siguronte interesimin e Venedikut për planet e këtij kuvendi.

Vdiq pas vitit 1610, duke lënë si zëvendës në dioqezë të vëllanë, Gjergj Bardhin.[1]

  1. Selami Pulaha (2002). "Kreu II: Zhvillimi Politik i Tokave Shqiptare. Kryengritjet e Armatosura (Shek. XVI – Mesi i Shek. XVIII)". përmbledhur nga Petrika Thëngjilli (red.). Historia e Popullit Shqiptar. Vëll. Pjesa e Tretë: Shqipëria nën Perandorinë Osmane gjatë shek. XVI – vitet 20 të shek. XIX. Akademia e Shkencave e ShqipërisëInstituti i Historisë. fq. 560–586. ISBN 99927-1-622-3. Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2016.