Jump to content

Nikollë Berishaj

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Nikollë Berishaj

Nikollë Berishaj është shkrimtar, poet, përkthyes, esejist shqiptar nga Mali i Zi. Përkthen shqip sllovenisht, kroatisht (serbisht, boshnjakisht, gjuhë malaziase) dhe anasjelltas.

Ka lindur më 03. 12. 1958. në Tuz, Mali i Zi, ku edhe jeton e punon. Është laureat i çmimit më të lartë slloven për përkthimin e letërsisë - Çmimit Pretnar, krahas cilit jepet edhe titulli i nderit Ambasador i letërsisë dhe gjuhës sllovene dhe kulturave sllave (2013). Në CV e tij si përkthyes dallohet përkthimi i romanit të Ismail Kadaresë, prilli i thyer në gjuhën sllovene (Zlomljeni April, Tuma, Lublanë 2006), i romanit të autorit slloven Boris Pahor Nekropoli në shqip (Toena 2014), romanit Druri pa emër të autorit slloven Drago Jançar (Toena 2014), të romanit Stina e Ujkut të Ridvan Dibrës në gjuhën malazeze (OKF Cetinë, 2014) dhe më se 50 shënime tjera.

Është autor i:

  • Sub rosa dictum, poezi, Illyricum Tuz, 2001
  • Kush e vrau (Besën) besën, roman, Illyricumi Tuz, 2011
  • Antologji e poezisë bashkëkohore sllovene, Toena Tiranë, 2008
  • Fjalor sllovenisht–shqip dhe shqip–sllovenisht. Slovensko-albanski in albansko–slovenski slovar, Cankarjeva Založba, Lublanë 1989, botimi i dytë i plotësuar Toena, Tiranë 2002 dhe 2009