Shko te përmbajtja

Nikollë Marku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Nikollë Marku
At' Nikollë Marku në Kishën e Shën Mërisë në Elbasan
Lindi
Nikollë Marku

(1948-12-03)3 dhjetor 1948
Elbasan, Shqipëri
Vdiq19 korrik 2025 (76 vjeç)
Elbasan, Shqipëri
KombësiaShqiptare
ProfesioniPrift ortodoks

At Nikollë Marku (3 dhjetor 1948 – 20 korrik 2025) ishte një prift i vetëshpallur shqiptar ortodoks në dioqezën e Shën Mërisë, në kalanë e Elbasanit.

Jeta e hershme dhe biografia

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nikollë Marku lindi më 3 dhjetor 1948 në qytetin e Elbasanit. Babai i tij ishte mësues në Shkollën Normale, e cila ka qenë një nga institucionet më të rëndësishme në historinë e arsimit shqiptar.

Gjatë regjimit socialist ai punoi si llogaritar. Pas rënies së sistemit komunist, udhëtoi drejt Greqisë për të ndjekur studimet teologjike, por nuk i përfundoi atje. Studimet i vazhdoi dhe i përfundoi në Shqipëri dhe më pas u shugurua si prift nga Kisha Ortodokse e Maqedonisë.

Për shkak të përplasjeve me Kryepeshkopin Anastas dhe drejtues të KOASH, u vendos në Kishën e Shën Mërisë në kalanë e Elbasanit. Ai mori mbështetjen e një grupi besimtarësh ortodoksë dhe në qershor të vitit 1996 përfitoi një vendim gjykate me nr. 2634, që e njohu si subjekt kulti.[1]

Megjithatë, KOASH nuk e njohu kurrë At Nikollën si përfaqësues të ligjshëm dhe e konsideroi qëndrimin e tij në këtë kishë si uzurpim. Pavarësisht kësaj, që nga viti 1996 deri në vdekjen e tij në vitin 2025, ai qëndroi në Kishën e Shën Mërisë, duke vepruar si klerik dhe figurë shpirtërore për komunitetin e tij.

Mbrëmjen e së shtunës të 19 korrikut 2025, rreth orës 22:00, pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë, ai u nda nga jeta në moshën 76 vjeçare. [2]

  1. "At Nikolla Marku, replika me Kishën: Jam prift i kombit". BalkanWeb. Marrë më 2024-01-17.[lidhje e vdekur]
  2. "Ndahet nga jeta At Nikolla Marku, prifti i Kishës "Shën Maria" në Elbasan". Shqiptarja.com. 20 korrik 2025. Marrë më 20 korrik 2025.