Jump to content

Nikoll Çupi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Nikoll Çupi (I njohur me pseudonimin "Foto Çupi") u lind në fshatin Gojan i Vogël në rretin Pukë, më 9 gusht 1918. Në filli të viteve 1940 punon si marangoz dhe elektrovozist në ndërtimin e godinës qendrore të Universitetit të Tiranës. Këtu pati kontakt me teknike dhe ingjinjerë italianë, ku mësoi mjaft mirë italishten dhe zanatin e fotografit, të cilit nuk ju nda deri sa ndërroi jetë. Në vitin 1941 mobilizohet për të kryer shërbimin e detyruar ushtarak. Edhe gjatë kësaj kohe e ushtroi zanatin e fotografit duke fotografuar ushtarët në aspekte të ndryshme të jetës së tyre. Pas mbarimit të shërbimit ushtarak iu kushtua profesionit të fotografit si ambulator me një aparat të thjeshtë. Shumë shpejt, nga nevojat që kishte në atë kohë, u bë shumë i njohur dhe i preferuar në dy krahina (më vonë rrethe), në atë të Mirditës dhe të Pukës. Në këto vite fitoi pseudonimin: "Foto Çupi". Në vitet në vazhdim arrit të krijoj lidhje të ngushta pune me fotografët e vjetër dhe më në zë të Shkodres, ndër ta edhe me trashëgimtarë të të madhit Marubi. Për ta, gjatë gjithë jetës fliste me respekt të madh, si njerëz dhe mjeshtër të artit të fotografuarit dhe për ndihmën e pakursyer që i kishin dhënë.

Në saje të vullnetit dhe këmbënguljes së tij dhe të ndihmës së këtyre fotografëve të nderuar shkodranë, arriti që më 1950 të sajojë një studio të vogël dhe modeste për të përballuar ngarkesën e punës që siguronte në fshatrat e Pukës dhe të Mirditës. Foto Çupi falë intelegjencës natyrore dhe shpirtit praktik, arriti të "shpikte" (ndërtonte) një turbinë elektrike dhe mulli bluarje (me dy funksione), duke shfrytëzuar një burim të konsiderueshëm uji pranë shtëpisë së tij. Në këtë mënyrë arriti të realizonte gjithë ciklin e realizimit të fotografisë, që nga fotografimi, zhvillimin e filmave e deri tek stampimi e larja e fotografive. Cilësitë e tij, si pasioni, vullneti, këmbëngulja dhe korrektesa ja rriten dita-ditës vlerat si fotograf. Ai përveç arkivit të tij tepër të saktë: regjistrat me adresat për çdo klientë dhe fototekës, lëviste fshat në fshat më këmbë për ditë të tëra për t’u shpërndarë fotografitë në afatin e caktuar. Më këto raste bënte filmime të tjera. Është kjo arsyeja, që së bashku me cilësinë e admirueshme të fotografisë e mjeshtrin e fotografimit, ia shtuan besimi në popull e për rrjedhojë edhe klientelën e tij. Si fotograf i njohur dhe profesionist, nga viti 1960 e merr në punë Ndërmarrja Komunale (NRSH-ja) në qytezën e puntorëve Fushë-Arrës. Gjatë këtyre viteve arriti të ngrejë një studio të pranueshme për kohen e të përgatisë fotografë të rinjë për të përballuar nevojat gjithnjë në rritje. Në vitin 1970 kthehet përsëri në zonën Gjegjanit, ku punoi deri sa doli në pension, më 1978. Profesionin i fotografit me të cilin qe dashuruar nuk e ndërpreu deri 5-6 muaj para vdekjes, në moshen 82 vjeçare. Foto Çupi ka punuar me disa lloje aparatesh: që nga i minutit (çastit), "Zorki 2-3’ dhe "4","Fet 2-4", "Praktika", dhe "Shangai". Perveç zanatit të fotografit, ai ushtroi mjeshtërisht edhe disa zanate të tjera; si rrobaqepës, gurgdhendës, murator, marangoz, kuzhinier, furrtar, mekanik dhe nderlidhës. Jo vetëm kaq. Foto Çupi kishte dhe prirje artistike. Ai ishte një këngëtar i dashur dhe thurte parodi e vargje rapsodike, të cilat i ka përmbledhur në një kasetë para se të vdiste.