Nikoll Mëlyshi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Nikoll Mëlyshi babai i Pal Mëlyshit ishte një nga agjentët më potentë të CIA-s në vitet ‘50. Ai ishte hedhur me parashutë nga CIA në malet e Mirditës dhe atje kishte arritur të krijonte një bandë me të cilën organizonte aksione të ndryshme kundër regjimit komunist. Por ndërkohë që ai punonte për CIA, i biri i tij, Pal Mëlyshi punonte si agjent i maskuar në Sigurimin e shtetit. Pas vrasjes së të birit, Nikoll Mëlyshi kthehet në Amerikë ku jetoi deri sa vdiq në vitin 1989.